Mark Zuckerberg ka menduar që ta bëjë sa më të vështirë që përdoruesit e rinj të largohen nga Threads, në një moment ku aplikacioni sapo është lançuar. Për të fshirë adresën tuaj në Threads, ju duhet që bashkë me të të fshini dhe adresën që keni në Instagram.
Një gjë e tillë është e përmendur dhe në politikat e privatësisë të aplikacionit dhe panelin e Settings. Që në themelimin e tij, Threads e kishte mjaft të qartë që do të përdorte të dhënat e siguruara nga Instagram për ta bërë tranzicionin e përdoruesve sa më të lehtë drejt platformës së re, mirëpo duket se ky veprim kishte dhe disa anë negative.
Dhe pse është e vërtetë që ju nuk mund të fshini dot adresën tuaj në Threads pa fshirë dhe adresën në Instagram, ekzistojnë disa mënyra të tjera se si ta limitoni aksesueshmërinë një adresë të tillë.
Dhe vetë drejtuesi i Instagram, Adam Mosseri tregoi përmes një postimi se përdoruesit kanë mundësinë të çaktivizojnë adresën e Threads, duke bërë kështu që të gjitha përmbajtjet e publikuara të mos shfaqen më në platformë, si dhe të fshijnë postimet individuale në rast se nuk duan t’i ruhen në profilin e tyre.
“Threads momentalisht fuqizohet nga Instagram, pra ju zotëroni vetëm një adresë në të dyja platformat. Megjithatë ne po eksplorojmë mënyra të reja se si të lejojmë fshirjen e adresave në Threads në mënyrë të veçantë pa prekur adresën e Instagram.” tha Mosseri.