Fansat e pajisjeve Samsung Galaxy Z Flip dhe Galaxy Z Fold do të jenë tepër të gëzuar këtë muaj pasi Samsung njoftoi të mërkurën se eventi i radhës Unpacked do të zhvillohet më 26 korrik.
Samsung prej disa vitesh është një lider në tregun e sapolindur të smartphone-ve të palosshëm, që nga prezantimi i Galaxy Z Fold në vitin 2019. Megjithatë tani konkurrenca është forcuar nga rivalët si Google, Motorola, Xiaomi, Vivo apo Oppo, të cilët kanë prezantuar smartphone të rinj me ekran të palosshëm.
Galaxy Z Flip dhe Z Fold i ardhshëm, që pritet të prezantohen në eventin e 26 korrikut, do të jenë tepër të rëndësishëm për Samsung, pasi kompania dëshiron të ruajë pozitën si lider në këtë treg.
Në një njoftim për shtyp, Samsung tha se zgjodhi pikërisht Seoul si qytetin e prezantimit të këtyre pajisjeve “për shkak të rolit të këtij qyteti në ndikimin e tendencave globale të kulturës dhe inovacionit dinamik“, duke shtuar se “gjithashtu pasqyron besimin e fortë që Samsung ka në kategorinë e smartphone-ve të palosshëm“. Së bashku me eventin live, kompania do të transmetojë pamjet dhe në website-in e saj si dhe në YouTube.
Samsung ka nisur gjithashtu programin e rezervimit të pajisjeve dhe do të ofrojë një kupon $50 për të gjithë këta persona.
Dhe pse nuk kemi specifika zyrtare, leaks të ndryshme kanë treguar se çfarë mund të presim nga Galaxy Z Flip 5 dhe Z Fold 5.