Netlfix pritet të raportojë një rritje shumë të vogël gjatë këtij tremujori në mbledhjen e ditës së premte, pasi plani i abonimit me reklama në platformë nuk arriti të tërhiqte shumë klientë në tregun e tejmbushur të SHBA, gjë që mund të detyrojë kompaninë të limitojë shpenzimet gjatë këtij viti.
Ky nuk është faktori i vetëm që ka ndikuar në fitimet e Netflix, pasi kompania po përballet me rritjen e kostove për zhvillimin e filmave të rinj si dhe konkurencën në rritje nga Disney+ dhe Amazon Prime. Kompania shpresonte shumë që plani i ri me reklama të ishte një sukses madhor, por në të vërtetë një gjë e tillë nuk ndodhi.
Gjatë tremujorit të katërt mendohet se në Netflix janë shtuar 4,5 milionë persona të abonuar, numri më i ulët i të abonuarve për periudhën e fundvitit që nga 2014. Vetëm një vit më parë në të njejtën periudhë kompania pa një rritje të numrit të personave të abonuar me 8.3 milionë.
Përdoruesit nuk kanë pëlqyer të abonohen në planin $6.99 në muaj pasi aty mungojnë disa filma dhe seriale, dhe nuk mendojnë se kjo është një ofertë e mirë.
“Duke shikuar konkurencën e madhe në treg dhe opsionet e ndryshme të abonimit, si dhe faktin që çmimi i abonimit nuk është më i ulët se i konkurentëve, me patjetër do të ketë probleme në tërheqjen e këtyre klientëve.” tha Jamie Lumely, analist në Third Bridge.