Northrop Grumman Corp dhe U.S. Air Force kanë prezantuar më në fund bombarduesin e parë nuklear pas 3 dekadash. Ditën e premte, përmes një deklarate për shtyp U.S. Air Force shfaqi aftësitë e bombarduesit të quajtur B-21 “Raider”.
“B-21 Raider përfaqëson një epokë të re në teknologji dhe fuqizon rolin e Amerikës në ruajtjen e paqjes përmes parandalimit.” tha Kathy Warden, CEO dhe president e NOC.N. Bombarduesi nuklear i bashkohet forcave ajrore të Amerikës për të mbështetur objektivat nacionale të sigurisë.
“B-21 Raider është një dëshmi që tregon për avantazhet e vazhdueshme të Amerikës në inovacion dhe zgjuarsi.” tha Lloyd J. Austin III, Sekretari amerikan i Mbrojtjes. ”Kjo është një provë e angazhimit afatgjatë të Departamentit në ndërtimin e mundësive të avancuara që do të fortifikojnë aftësinë e Amerikës për të parandaluar agresionet, sot dhe në të ardhmen.”
Avantazhi i informacionit, “padukshmëria” dhe arkitektura e hapur janë disa nga karakteristikat e gjeneratës së gjashtë të avionëve bombardues. B-21 mund të lidhet në sistem të shumta në të gjithë hapësirën e betejës. Ai mund të përmirësohet shumë shpejt duke marrë aftësi të reja të nevojshme për të shmangur kërcënimet e mundshme.
Përdorimi i materialeve të reja në veshjen e bombarduesit e bëjnë atë shumë të vështirë për t’u zbuluar nga radarët. Gjithashtu teknikat e reja për kontrollimin e emëtimeve bëjnë të mundur që avioni të mashtrojë kundërshtarët.