Snap prezantoi dronin për shkrepjen e selfies, të quajtur Pixy, në prill të këtij viti. Mirëpo kompania sapo lajmëroi se nuk do të ketë më një version të ri të këtij produkti në të ardhmen. CEO i Snap Evan Spiegel bëri të ditur gjatë një Q&A me punonjësit se nuk do të zhvillohet më një tjetër produkt në linjën Pixy.
Pixy është një dron i vogël me peshë shumë të lehtë që është dizenjuar për të qenë më tepër i përdorshëm se dronët e tjerë. Pajisja $230 ngrihet në fluturim nga pëllëmba e dorës tuaj në mënyrë që të filmojë përmbajtje që regjistrohen në Snapchat, në mënyrë që ju t’i shpërndani ato më vonë me miqtë tuaj.
Në një intervistë me The Verge, Spiegel tha: “Qëllimi ynë është që thjesht ta vendosim atë në pëllëmbën e dorës së përdoruesve në mënyrë që ato të luajnë me Pixy.” Dhe pse nuk do të ketë një tjetër gjeneratë të dronit Pixy, Snap do të vazhdojë të shesë produktin origjinal për të gjithë personat e interesuar. Lançimi i këtij produkti ishte i suksesshëm, pasi kohët e dërgesës ishin të shpërndara në muaj pas porosisë.