Kur ju aplikoni për një punë, ka shumë mënyra të ndryshme për të përmirësuar CV tuaj. Ju mund të shikoni se kush janë kërkesat kryesore të punëdhënësit për sa i përket eksperiencës, dhe të nënvijëzoni arritjet tuaja që janë më të rëndësishme për këtë pozicion.
Një grup aftësish që ekspertët tregojnë se vlerësohen shumë nga punëdhënësit janë aftësitë e “buta”. Shumica e punëdhënësve (93% e tyre) thonë se “aftësitë e buta luajnë një rol tepër të rëndësishëm në përzgjedhjen e personit që dëshirojnë të punësojnë”, tha Ian Siegel, bashkëthemelues dhe CEO i Ziprecruiter në raportin më të fundit të kompanisë.
Aftësitë e buta përfshijnë një grup të gjërë aftësish dhe ZipRecruiter ka listuar disa nga aftësitë më të kërkuara nga punëdhënësit.
- Aftësitë e komunikimit (numri i punëve që listojnë këtë aftësi: 6.1 milion)
- Shërbimi i klientit (numri i punëve që listojnë këtë aftësi: 5.5 milion)
- Organizues i orarit (numri i punëve që listojnë këtë aftësi: 5 milion)
- Aftësitë e menaxhimit të kohës (numri i punëve që listojnë këtë aftësi: 3.6 milion)
- Menaxhim i projektit (numri i punëve që listojnë këtë aftësi: 2.8 milion)
- Të menduarit kritik (numri i punëve që listojnë këtë aftësi: 2.7 milion)
- Aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur (numri i punëve që listojnë këtë aftësi: 2 milion)
- Fleksibiliteti (numri i punëve që listojnë këtë aftësi: 1.3 milion)