OnlyFans nuk po parashikon asnjë rënie të numrit të personave të abonuar në platformë, ndryshe nga Netflix, dhe pse njerëzit po vuajnë pasojat e inflacionit gjithnjë në rritje. “Ne nuk po përjetojmë një ngadalësim” tha Keily Blair, drejtues i strategjisë dhe operacioneve, gjatë një konference në Amsterdam.
Në prill, Netflix raportoi uljen për herë të parë të numrit të të abonuarve në platformë me 200,000 që nga lançimi i saj. Gjithashtu për më tepër kompania parashikoi që këto humbje të kapin shifrat 2 milionë deri në fund të vitit.
OnlyFans ka një model tërësisht të ndryshëm biznesi nga Netflix, pasi Netflix po konkuron në një treg të tejmbushur që ofrojnë shërbime të ngjashme, duke përfshirë këtu dhe gjigandët si Amazon apo Disney.
Për shkak të problemeve ekonomike Netflix ka nisur të shkurtojë stafin gjatë këtyre javëve, por nga ana tjetër OnlyFans raporton se ekipi i punonjësve po rritet me 2-3% çdo muaj. Aktualisht OnlyFans ka rreth 1,000 punonjës nga e gjithë bota.
“Ne jemi në dijeni të krizës së kostos së jetesës.” tha drejtuesi i financave në OF. “Ne po ndërtojmë një ekip punonjësish në Mbretërinë e Bashkuar që do të ndihmojnë krijuesit të maksimizojnë përfitimet e tyre.”