“Diçka e çuditshme” po ndodh në mënyrën se si universi ynë po zgjerohet dhe ky fenomen nuk mund të shpjegohet nga ligjet aktuale të fizikës. Kjo gjë është bërë e ditur nga NASA, e cila ka analizuar të dhënat e siguruara nga teleskopi hapësinor Hubble.
Këto të dhëna tregonin se ka një mospërputhje të madhe midis shkallës aktuale të zgjerimit të universit dhe zgjerimit pas Big Bang-ut. “Shkaku i kësaj mospërputhje mbetet ende një mister. Mirëpo të dhënat e Hubble mbështesin idenë se diçka e çuditshme po ndodh në universin tonë, ku me shumë mundësi përfshihen ligje të reja të fizikës që ne nuk i kemi zbuluar ende.” thanë zyrtarët e NASA.
Shkalla e zgjerimit të universit ka nisur të studiohet që në vitin 1920 nga Ewin P. Hubble dhe Georges Lemaitre. Të dhënat e grumbulluara nga teleskopi Hubble sugjerojnë se shkalla e zgjerimit është 73 kilometra për megaparsec, por pas vrojtimit në thellësi u vu re se kjo shkallë ishte 67.5 km/megaparsec (njësi matëse e distancës në hapësirën intergalaktike e barabartë me 3.26 milionë vite dritë).
Kjo gjë sugjeron se evolucioni dhe zgjerimi i universit është më i komplikuar se ajo që ne mendonim, dhe se ka akoma shumë gjëra për t’ë mësuar rreth tij.