Apple po eksploron disa projekte të ndryshme të “robotikës personale” në një përpjekje për të krijuar “gjënë e ardhshme të madhe“, sipas Mark Gurman të Bloomberg.
Një nga këto projekte përshkruhet si një “robot i lëvizshëm” që do të “ndiqte përdoruesit nëpër shtëpitë e tyre“, ndërsa një tjetër thuhet të jetë një “pajisje e avancuar e vendosur në tavolinë që përdor robotikën për të lëvizur një ekran përreth“.
Apple po studion gjithashtu përdorimin e algoritmeve të AI që do të ndihmonin robotët të “lëvizin në hapësirat e rrëmujshme brenda shtëpive të njerëzve”, thuhet në raport. Apple me sa duket ka dashur të krijojë robotë që mund të “përballojnë punët e përditshme, si pastrimi i enëve në lavaman“, por Gurman tha se kjo arritje nuk ka gjasa të prezantohet këtë dekadë për shkak të “sfidave inxhinierike jashtëzakonisht të vështira“.
Roboti shtëpiak i Apple mund të konkurrojë me Astro të Amazon, i cili shërben si një asistent virtual i lëvizshëm dhe ofron monitorim të sigurisë së shtëpisë. Sa i përket pajisjes së tavolinës, Gurman tha se një ide ishte që ekrani i saj të “ndiqte lëvizjet e kokës” të një personi në një video-telefonatë FaceTime.
Megjithatë, ai tha se Apple është përballur me sfida teknike në lidhje me “balancimin e peshës së një motori robotik në një stendë të vogël“, dhe disa drejtues të Apple me sa duket kanë debatuar nëse do të zhvillojnë një pajisje të tillë. Projektet e robotikës thuhet se janë në fazat e hershme të kërkimit dhe është e paqartë nëse ndonjë prej tyre do të publikohet ndonjëherë. Tani për tani, këto janë vetëm, por ato janë interesante për t’u mësuar.