Samsung është përballur me disa kritika pas reklamës së fundit ku shfaqet një grua që përdor Galaxy Watch 4 dhe Galaxy Buds ndërkohë që del për një vrapim e vetme në qendër të qytetit në orën 2 të natës. Këto kritikë e kanë quajtur këtë reklamim jo të vërtetë dhe pse në kohët e fundit ka ndodhur një rast ku një 23 vjeçare u vra ndërkohë që vraponte në Dublin.
Që nga kjo kohë Samsung ka kërkuar falje për reklamën, duke thënë për BBC Radio 1 se nuk kishte aspak si qëllim të tregohej i pandjeshëm në bisedat e fundit rreth sigurisë së femrve dhe se fushata “Night Owls” kishte një mesazh pozitiv në mendje për të përcjellë: festimi i lirisë për t’u stërvitur në çdo kohë të mundshme.
Reklama tregon se sa e thjeshtë është të përdorësh pajisjet Galaxy së bashku dhe i shfaqte përdoruesve se nuk kanë nevojë të marrin telefonin gjatë gjithë kohës me vete, për sa kohë kanë një smartwatch me lidhje LTE. Këto pajisje kanë të integruar dhe shërbime si “fall detection” apo “emergency calling” të cilat dërgojnë mesazhe drejt kontakteve të përzgjedhur me vendndodhjen e smartwatch për t’i ndihmuar në raste të rrezikshme.
Problemi qëndron në faktin se këto shërbime nuk janë të aktivizuara automatikisht. Fall detection është një shërbim që aktivizohet nga vetë përdoruesi. Mirëpo nëse ju nuk e aktivizoni që në fillim, me shumë mundësi do të harroni ta aktivizoni më vonë.
Dhe pse qëllimi i Samsung me këtë reklamim nuk ishte aspak i keq, ai shërbeu si një rikujtues se përdoruesit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm me aktivizimin e këtyre shërbimeve për të rritur sa më tepër sigurinë e tyre.