Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Sukses në tregun evropian. Startupi i themeluar nga shqiptari në Gjermani mbledh 2.1 milion euro për motorin e kërkimit të fuqizuar nga AI  
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Sukses në tregun evropian. Startupi i themeluar nga shqiptari në Gjermani mbledh 2.1 milion euro për motorin e kërkimit të fuqizuar nga AI  
Tech

Sukses në tregun evropian. Startupi i themeluar nga shqiptari në Gjermani mbledh 2.1 milion euro për motorin e kërkimit të fuqizuar nga AI  

Last updated: 26 Mars, 2025 3:23 pm
Ndaj
5 Min lexim

Start-upi i suksesshëm gjerman amberSearch, me bashkëthemeluesin shqiptar Igli Manaj, ka arritur hapin e radhës të suksesit, kësaj herë në tregjet e kapitalit.  

amberSearch dhe motori i saj unik i kërkimit i fuqizuar nga inteligjenca artificiale arritën të marrin një financim fillestar prej 2.1 milion euro nga firma e kapitalit Ventech, e njohur për portofolin e saj të gjerë në kompanitë teknologjike në Evropë si dhe në Azi. Financimi do t’i mundësojë amberSearch që të vijojë rrugën e saj të zhvillimit të agjentëve të Inteligjencës Artificiale që i përgjigjen në kohë reale kërkesa të bizneseve të vogla dhe të mesme. Ky start-up shihet si zgjidhja ideale e disponueshme për kompanitë e mesme që duan të jenë pjesë dhe të përfitojnë nga zhvillimet më të fundit në inteligjencën artificiale, pavarësisht burimeve të kufizuara në sistemet e tyre të Teknologjisë së Informacionit.

Pjesë e këtij suksesi është edhe Igli Manaj, bashkëthemelues dhe shefi teknologjik i kompanisë (CTO). Pas përfundimit të studimeve në gjimnazin “Sami Frashëri”, Igli vijoi rrugën e arsimit në Universitetin “RWTH Aachen” të Gjermanisë, ku u diplomua për Shkenca Kompjuterike. Prej katër vitesh Igli është përkushtuar për ta kthyer start-upin e tij në një nga më konkuruesit në Evropë.     

Për Iglin arritja e këtij objektivi është një gur-themel në jetëgjatësinë e kompanisë, e cila me këtë raund financimi pozicionohet edhe më mirë, duke thithur talente të reja dhe shtuar kapacitetet, për të vijuar misionin:  

“Inteligjenca Artificiale dhe ne vecanti ajo gjenerative jane zhvilluar me hapa të shpejtë në vitet e fundit. Në filozofinë tonë, integrimi i ketyre teknologjive në rrjedhën e përditshme të punës është jetik për të qëndruar kompetitiv në tregjet e sotme të cilat janë shumë më dinamike se dhjetë vite më parë.” 

Sukses i ekselencës shqiptare në tregun më të madh të Europës Në 2019-tën, ndërsa ChatGPT dhe Inteligjenca Artificiale ende nuk kishin pushtuar botën, Igli së bashku me dy kolegët e tij gjermanë, në inkubatorin e start-upeve të qytetit, kishin filluar punën për t’i ofruar tregut gjerman një produkt inovator. Koncepti ishte i thjeshtë: një motor kërkimi i integruar brenda kompanisë, që mblidhte të gjitha dokumentet elektronike nga një seri platformash duke i sistemuar në një arkivë të vetme digjitale. Njësoj si komandat që përdoruesit i japin ChatGPT-së, bizneset mund të kërkojnë në databazën e tyre për t’i dhënë zgjidhje të shpejta problemeve që hasin në operacionet e përditshme, p.sh. Shpesh projekte të reja nisin brenda kompanisë për të cilat nevojitet informacion nga eksperienca të ngjashme kryer më parë. amberSearch të ofron një pasqyrë me rezultate në disa sekonda të informacioneve që të interesojnë. Sot, amberSearch i ofron zgjidhje teknologjike 200 bizneseve të vogla dhe të mesme në Gjermani, Austri dhe Zvicër dhe ka mbi 30 punonjës. Në këtë start-up nuk mungon as ekselenca shqiptare pasi në rritjen e vrullshme të kompanisë kontribuojnë edhe 7 inxhinierë softueri shqiptarë, ku pesë prej tyre ndodhen në Shqipëri dhe dy në Kosovë.   

Si e bëri diferencën kjo ide në një treg kaq kompetitiv si Gjermania? amberSearch ndryshe nga konkurrentët ka krijuar ndërfaqe të thjeshta dhe me kosto të ulëta, që i ngjasojnë Google. Sistemi inovator i zhvilluar nga Igli së bashku me kolegët e tij gjermanë bën që kompanitë të mos harxhojnë para shtesë për të mbajtur në këmbë një sistem të ndërlikuar teknologjik. Motori i kërkimit integrohet në mënyrë të menjëhershme dhe kërkon mirëmbajtje minimale, ndërsa në të njëjtën kohë me eficencë i ofron bizneseve zgjidhje nga një agjent i Inteligjencës Artificiale që i përshtatet specifikisht modelit të tyre të biznesit. Kjo dëshmoi se rrit produktvitetin me 40% tek bizneset e vogla dhe të mesme. 

Më pak kosto, fuqi punëtore më e specializuar Zgjidhja novatore e amberSearch i jep mundësinë kompanive të integrojnë edhe më lehtë punonjësit e ri, ndërsa databaza e informacionit ndihmon çdokënd të gjejë përgjigje të menjëhershme nga eksperienca e punonjësve të mëparshëm.  

Kompania tashmë synon që të bëhet lider në ofrimin e motorëve të kërkimit fuqizuar nga AI në tregun e bizneseve të vogla dhe të mesme, sidomos në sektorë jotradicionalë si prodhimi, ku shpesh kompleksiteti i sistemeve teknologjike dhe kostot e larta kanë penguar depërtimin e teknologjisë që po transformon çdo ditë botën në mënyrën si e njohim.   

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Startup-i shqiptar Patoko siguron investim nga fondi K4S6 i Kevin Sekniqit
Tjetra WiFi falas në të gjithë Shqipërinë? BE financon projektin e ri digjital WiFi4WB!

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Shkencëtarët krijojnë një pajisje të re që ndihmon në mbrojtjen e ndërtesave nga tërmetet pa elektricitet

22 Maj, 2026
Tech

Japonia po mendon të dërgojë në hapësirë një satelit prej druri

4 Qershor, 2023
Tech

Windows nis testimin e shërbimeve sekrete të Windows 11 si wallpaper sticker dhe tablet mode

8 Shkurt, 2022
Tech

Stability AI prezanton aftësinë e re të inteligjencës artificiale për të gjeneruar video

23 Nëntor, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?