Jemi tepër të kënaqur të njoftojmë se tradita që vazhdon prej 6 vitesh në Geek Room, ajo e testimit nga afër të teknologjive më të reja të prezantuara në Mobile World Congress dhe shpërndarjes me të gjithë Geeks-at në rrjetet sociale, do të vazhdojë për të 7-in vit në datat 2-3 mars së bashku me Neptun.
MWC 2026 do të fokusohet në risitë më të fundit si rrjetet 5G dhe 6G, inteligjenca artificiale, cloud computing, siguria kibernetike dhe transformimi digjital i bizneseve, si dhe nuk do të mungojnë smartphone me teknologji shumë të avancuar. Gjatë kongresit prezantohen produkte të reja, mbahen panele diskutimi me ekspertë botërorë dhe krijohen partneritete strategjike.
Eventi shërben si një platformë globale për të parashikuar drejtimin e teknologjisë dhe ndikimin e saj në ekonomi dhe shoqëri, duke e bërë MWC një event të domosdoshëm për industrinë digjitale.
Për sa kohë marrin pjesë kompanitë shumë të rëndësishme si Samsung, Xiaomi, Realme, Oppo, Nothing, Honor, Qualcomm, Google, Meta, inovacioni është pothuajse i garantuar. Dhe sigurisht Geek Room do të jetë i pranishëm aty për të informuar në kohë reale në rrjete sociale rreth teknologjive apo koncepteve më të reja që do të prezantohen në Barcelonë gjatë MWC 2026.
Filloni të na ndiqni nga ky moment pasi surprizat e MWC 2026 do të nisin të zbulohen nga kjo javë.

