Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Samsung prezanton linjën e re të monitorëve gaming Odyssey, që përfshin ekranët e parë në botë 6K 3D me rezolucion ultra të lartë
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Samsung prezanton linjën e re të monitorëve gaming Odyssey, që përfshin ekranët e parë në botë 6K 3D me rezolucion ultra të lartë
Tech

Samsung prezanton linjën e re të monitorëve gaming Odyssey, që përfshin ekranët e parë në botë 6K 3D me rezolucion ultra të lartë

Last updated: 25 Dhjetor, 2025 9:50 am
Ndaj
7 Min lexim

Samsung Electronics prezantoi linjën më të avancuar ndonjëherë të monitorëve gaming Odyssey, duke sjellë pesë modele të reja që shtyjnë kufijtë e rezolucionit, shpejtësisë së rifreskimit dhe performancës vizuale mbresëlënëse. Në krye të kësaj linje qëndron monitori i parë 6K 3D Odyssey G9 nga Samsung, ndërsa gama për vitin 2026 prezanton teknologji revolucionare të ekranit, të dizajnuara për gamerë dhe krijues përmbajtjeje, përfshirë gjeneratën e re të modelit Odyssey G6 dhe tre modele të reja nga seria Odyssey G8.

“Me linjën e këtij viti të monitorëve Odyssey, po prezantojmë përvoja vizuale që edhe një vit më parë ishin të paimagjinueshme,” u shpreh Hun Lee, Zëvendëspresident Ekzekutiv i Divizionit të Ekraneve Vizuale (VD) në Samsung Electronics. “Nga monitori i parë 6K 3D pa nevojë për syze në industri, deri te shpejtësia revolucionare e rifreskimit prej 1.040 Hz, këta monitorë janë krijuar për të përmbushur ambiciet e lojtarëve të sotëm dhe për të ofruar një nivel gjithëpërfshirës që transformon rrënjësisht mënyrën se si përmbajtja shfaqet dhe funksionon në ekran.”

Odyssey 3D: Monitori i parë gaming 3D në botë pa nevojën e syzeve

Odyssey 3D 32-inç (modeli G90XH) përfaqëson ekranin e parë 6K në botë me shfaqje 3D pa përdorimin e syzeve, duke prezantuar një mënyrë krejtësisht të re të përjetimit të lojërave në monitor. Falë gjurmimit të shikimit në kohë reale, thellësia dhe perspektiva përshtaten me pozicionin e shikuesit, duke krijuar një, ndjesi të thellë hapësire për gaming të pandërprerë, pa nevojë për kufje apo pajisje shtesë. Me rezolucion 6K, shpejtësi rifreskimi prej 165Hz e përmirësuar në 330Hz përmes Dual Mode dhe kohë reagimi prej 1ms GtG, aksioni i shpejtë mbetet i mprehtë dhe i rrjedhshëm. Lojtarët mund të shijojnë një përzgjedhje të pasur titujsh të mbështetur me cilësi të lartë, me efekte 3D të optimizuara, të zhvilluara në bashkëpunim me studiot e zhvillimit të lojërave. Tituj si The First Berserker: Khazan, Lies of P: Overture dhe Stellar Blade ofrojnë dimensione shtesë që përmirëson paraqitjen e terrenit, thellësinë dhe ndarjen e objekteve, duke tejkaluar mundësitë e gaming-ut klasik 2D.

Odyssey G6: Monitori i parë me shpejtësi rifreskimi 1.040 Hz për gaming të shpejtë

Monitori gaming Odyssey G6 27-inç (modeli G60H) i çon lojrat konkurruese në një nivel më të lartë si monitori i parë në botë me shpejtësi rifreskimi 1.040 Hz me Dual Mode dhe mbështetje native QHD deri në 600 Hz. Kjo teknologji mundëson qartësi të lëvizjes në nivel e-sporti, duke i ndihmuar lojtarët të ndjekin me saktësi objektivat dhe të dallojnë edhe detajet më të imta në shpejtësi të larta lëvizjeje. Kur është e nevojshme, Odyssey G6 mund të rrisë menjëherë performancën, duke ofruar rezolucion ultra të mprehtë për t’u mundësuar përdoruesve të përjetojnë botë mbresëlënëse dhe shpejtësi ekstreme që nxisin adrenalinën konkurruese. Me mbështetje për AMD FreeSync Premium dhe NVIDIA G-Sync Compatible, Odyssey G6 siguron që çdo kornizë të jetë e rrjedhshme, çdo ngjyrë të spikasë dhe çdo moment të reagojë me saktësi.

Odyssey G8: Opsione me rezolucion të lartë në 6K, 5K dhe version OLED

Seria Odyssey G8 zgjerohet në vitin 2026 me tre modele të ndryshëm, secili prej të cilëve ofron një ekuilibër unik midis rezolucionit dhe shpejtësisë. Në qendër të linjës qëndron Odyssey G8 32-inç (modeli G80HS), monitori i parë gaming 6K në industri, që ofron shpejtësi rifreskimi native 165 Hz, ndërsa Dual Mode mundëson rritjen deri në 330 Hz në mënyrën 3K.

Për përdoruesit që kërkojnë kontrast më të thellë, Odyssey OLED G8 32-inç (modeli G80SH) kombinon panelin 4K QD-OLED me rifreskim 240Hz, pa shkëlqim, dritë 300 nit dhe certifikim VESA DisplayHDR™ True Black 500. DisplayPort-i i tij 2.1 (UHBR20) mbështet gjerësinë e bandës deri në 80Gbps për riprodhim të përsosur HDR dhe VRR.

AMD FreeSync Premium Pro dhe NVIDIA G-Sync mbështeten në të tre modelet për performancë të qëndrueshme pa copëzim. Secili model G8 ofron fleksibilitet për gamerët dhe krijuesit, qoftë që ata preferojnë hapësirë të madhe pune për krijim, detaje më të mprehta për botë zhytëse, apo kontrast të pasur për vizuale kinematografike.

Sipas të dhënave të kompanisë IDC, Samsung është udhëheqës në tregun global të monitorëve gaming me shpejtësi rifreskimi mbi 144 Hz, me një pjesë të ardhurash prej 18.8%. Me prezantimin e linjës së re Odyssey, kompania është në rrugën për të mbajtur këtë pozicion për vitin e shtatë radhazi.

E gjithë linja Odyssey për vitin 2026 do të prezantohet në panairin CES 2026 në Las Vegas, nga 6 deri më 9 janar, ku vizitorët do të kenë mundësi të provojnë drejtpërdrejt ekranet e reja.

  ModelMadhësiaRezolucioniPaneliShpejtësia e rifreskimitDual ModeLidhjetVeçori shtesë
Odyssey 3D (Model: G90XH)32”6K (6.144 x 3.456)IPS165Hz330Hz (Dual Mode 3K)HDMI2.1. DP2.13D bez naočala, praćenje očiju, 2D→3D konverzija
Odyssey G6 (Model: G60H)27”QHD (2.560 x 1.440)IPS600Hz1,040Hz (Dual Mode HD)HDMI2.1. DP 2.1FreeSync Premium Pro, G-Sync Compatible, HDR10+ Gaming    
Odyssey G8 (Model: G80HS)32”6K (6.144 x 3.456)IPS165Hz330Hz (Dual Mode 3K)HDMI2.1. DP2.1
Odyssey G8 (Model: G80HF)27”5K (5.120 x 2.880)IPS180Hz360Hz (Dual Mode QHD)HDMI2.1. DP2.1
Odyssey OLED G8 (Model: G80SH)32”4K (3.840 x 2.160)QD-OLED240Hz240HzHDMI2.1. DP2.1 (UHBR20), USB-C(98W)Glare Free, VESA DisplayHDR TrueBlack 500, HDR10+ Gaming
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Nga pajisje të vjetra në një vepër arti: Ky është sekreti i “Visions of Tomorrow”
Tjetra Italia kërkon që Meta të heqë kufizimet për chatbotët rivalë në WhatsApp

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Galaxy Ring 2 dhe syzet inteligjente pritet të prezantohen së bashku me Galaxy S25 muajin e ardhshëm

28 Dhjetor, 2024
Tech

79,3% e shqiptarëve përdorin rregullisht internetin por vetëm 22,8 % e tyre e përdorin përmes laptopit

6 Janar, 2022
Tech

Apple Watch të gjeneratës së re do të mund të masin presionin e gjakut dhe të zbulojnë apnenë e gjumit

3 Nëntor, 2023
Tech

Kina nis krijimin e një konstelacioni prej 13,000 satelitësh në orbirtën e ulët të Tokës

27 Dhjetor, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?