Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
    Këto janë krijuesit më të paguar në vitin 2026
    8 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Samsung nuk po prezanton thjesht një televizor të ri këtë vit, por një mënyrë krejtësisht të re për të përjetuar sportin
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Samsung nuk po prezanton thjesht një televizor të ri këtë vit, por një mënyrë krejtësisht të re për të përjetuar sportin
Tech

Samsung nuk po prezanton thjesht një televizor të ri këtë vit, por një mënyrë krejtësisht të re për të përjetuar sportin

Last updated: 8 Qershor, 2026 5:52 pm
Ndaj
6 Min lexim

Vera ka ritmin e saj. Mbrëmje të gjata, dritare të hapura, miq që mblidhen në tarracë, aroma e zgarës në ajër dhe një televizor rreth të cilit njerëzit bashkohen. Dhe nëse ka një lloj përmbajtjeje që vazhdon t’i sjellë të gjithë përpara ekranit pa asnjë përpjekje, ai është futbolli.

Turnetë e mëdha prej kohësh kanë pushuar së qeni vetëm ngjarje sportive. Ato janë kthyer në rituale shoqërore, momente kur dhoma e ndenjës shndërrohet për disa orë në një stadium të vogël. Kur komentet ndërthuren me brohoritjet, përsëritjet në lëvizje të ngadaltë nxisin diskutime dhe çdo gol ose e hesht dhomën, ose e mbush atë me festë. Pikërisht për këtë arsye, Samsung këtë vit vë theks të veçantë te mënyra se si e përjetojmë sportin në shtëpi.

Kur televizori e njeh ndeshjen

Linja e re e televizorëve Samsung për vitin 2026 nuk është ndërtuar vetëm mbi ekrane më të mëdha dhe dizajn më të rafinuar. Në qendër të saj qëndron inteligjenca artificiale, e cila i mundëson televizorit të njohë përmbajtjen që po shikoni dhe të përshtatë automatikisht figurën dhe tingullin.

Gjatë ndeshjeve, procesori i avancuar me AI analizon aksionin në fushë në kohë reale dhe optimizon lëvizjen, ngjyrat dhe audion për një përvojë sa më immersive. Bari duket më natyral, ndërsa lëvizja e topit mbetet e qartë edhe gjatë aksioneve më të shpejta. Me funksionin AI Football Mode Pro, përdoruesit mund të personalizojnë mënyrën se si e përjetojnë ndeshjen. Nëse dëshironi të ndiheni sikur jeni në stadium, mund të theksoni atmosferën dhe brohoritjet e tifozëve duke ulur volumin e komentatorit. Nëse preferoni analizën dhe komentimin e detajuar të lojës, mund të reduktoni zhurmën e ambientit dhe të turmës, në mënyrë që të mos humbisni asnjë moment të rëndësishëm.

Micro RGB: Një kategori e re televizorësh

Vëmendja më e madhe këtë vit është përqendruar te teknologjia e re Micro RGB e Samsung. Kompania e prezanton atë si një kategori krejtësisht të re televizorësh dhe jo thjesht si një përmirësim të modeleve ekzistuese.

Dallimi vihet re më së shumti në riprodhimin e ngjyrave, kontrastin dhe ndjesinë e thellësisë së figurës. Skenat duken më realiste, zonat e ndriçuara më të sakta, ndërsa detajet në skenat e errëta ruhen pa humbur qartësinë.

Përmbajtja sportive e demonstron menjëherë potencialin e kësaj teknologjie. Ndeshjet duken më dinamike, lëvizjet më të rrjedhshme dhe imazhi më natyral, pa efektin e përpunimit artificial. Një pjesë e rëndësishme e përvojës është edhe teknologjia Glare Free, e cila redukton reflektimet nga drita e ambientit. Kjo bëhet veçanërisht e vlefshme gjatë muajve të verës, kur televizori shikohet në dhoma të ndriçuara, me dritare të hapura ose në ambiente pushimi ku errësimi i plotë nuk është gjithmonë i mundur.

Micro RGB është krijuar qartësisht për përdoruesit që kërkojnë nivelin më të lartë të cilësisë së figurës dhe që duan të jenë ndër të parët që përjetojnë të ardhmen e argëtimit në shtëpi.

OLED dhe Neo QLED mbeten pjesë kyçe e portofolit

Krahas kategorisë së re premium, Samsung vazhdon të zhvillojë linjat e tij më të njohura të televizorëve.

OLED mbetet zgjedhja e preferuar për adhuruesit e filmave, lojërave dhe sportit, falë të zezave të thella, kontrastit të jashtëzakonshëm dhe kohës ultra të shpejtë të përgjigjes. Këtë vit, Samsung po zgjeron gjithashtu teknologjinë Glare Free në një pjesë më të madhe të linjës OLED, duke reduktuar reflektimet që mund të shpërqendrojnë shikimin në ambiente të ndriçuara.

Neo QLED ruan gjithashtu një rol të rëndësishëm. I bazuar në teknologjinë Real QD me pika kuantike të vërteta, ky televizor ofron ngjyra të sakta dhe të qëndrueshme edhe në nivele ekstreme ndriçimi. Rezultati është një imazh i pasur dhe i balancuar, pavarësisht llojit të përmbajtjes apo ndriçimit në ambient. Ai është krijuar për përdoruesit që kërkojnë një përvojë vizuale premium, performancë të shkëlqyer për transmetimet sportive dhe funksione të avancuara me AI, duke ofruar njëkohësisht fleksibilitet për përdorimin e përditshëm.

Më shumë se thjesht një ekran në dhomën e ndenjës

Ndoshta ky është ndryshimi më i madh që sjell gjenerata e këtij viti e televizorëve. Nuk bëhet më fjalë vetëm për teknologjinë, por edhe për atmosferën, lidhjen mes njerëzve dhe përvojat e përbashkëta.

Kjo verë futbolli do të sjellë sërish mbrëmje kur miqtë mblidhen përpara ekranit, fëmijët qëndrojnë zgjuar pak më gjatë se zakonisht dhe përsëritjet me lëvizje të ngadalësuar vendosin se kush kishte të drejtë gjatë gjithë kohës. Dhe vizioni i Samsung këtë vit duket i qartë: Televizori nuk është më thjesht një pajisje në cep të dhomës së ndenjjes, por qendra e të gjithë përjetimit.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Me ardhjen e Kupës së Botës, WhatsApp përcjell atmosferën me emojin e ri të topit të futbollit
Tjetra Njihuni me përditësimet më të reja të prezantuara gjatë WWDC 2026 të Apple

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026
Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Ekipi i programuesve shiptarë ndërtojnë aplikacionin kryesor të Vodafone

Sponsorizuar nga
Vodafone
Tech

Një kompani ajrore planifikon të instalojë krevate marinare dhe divane në klasin ekonomik për të përmirësuar komfortin

30 Qershor, 2022
Tech

Snapdragon 8 Gen 3 do të vijë me arkitekturë të re duke përmirësuar akoma më tepër performancën

29 Prill, 2023
Tech

Ja se si të shmangni problemet me gjumin pas udhëtimeve në zona kohore të ndryshme

1 Maj, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?