Duket se Sam Altman po e përforcon teorinë se ai u pushua nga OpenAI për shkak të zhvillimit të projektit të ri të inteligjencës artificiale super të fuqishme dhe sekrete të kompanisë.
Thuhet se shumë punonjës paralajmëruan bordin e drejtuesve të kompanisë se ky projekt, i quajtur Q*, po bëhej aq i avancuar sa që tashmë mund të kalonte provimet e matematikës dhe të mendonte si një njeri. Dhe ata ndjenë se Altman nuk po i merrte seriozisht paralajmërimet e tyre. Në një intervistë këtë javë, Altman nuk e mohoi ekzistencën e programit sekret që disa punonjës thanë se ishte përgjegjës për shkarkimin e tij.
Altman u pushua nga puna, më pas u punësua nga investitori i OpenAI Microsoft, dhe më pas u ri-punësua nga OpenAI – i cili gjithashtu largoi pjesën më të madhe të bordit që nxiti shkarkimin e Altman – të gjitha këto ndodhën përgjatë vetëm pesë ditëve në nëntor.
Kur u përball me pyetjet rreth Q* në një intervistë me The Verge, ai pati mundësinë të mohonte ekzistencën e programit. Publiku mësoi për ekzistencën e Q* në një publikim të fundit nga Reuters, e cila gjithashtu ndau disa shqetësime të ngritura në letrën paralajmëruese të punonjësve drejtuar bordit.
Por ai lajm tregoi vetëm për përmbajtjen e letrës në terma të përgjithshëm, pasi gazetarët e Reuters nuk e panë letrën. Me gjithë këtë pasiguri, Altman kishte mundësinë të hidhte poshtë këto zëra, por në të vërtetë, ai dukej se e konfirmoi atë. “Asnjë koment i veçantë për atë leak fatkeq,” tha ai. “Por ajo që kemi thënë – dy javë më parë, ajo që po themi sot, ajo që po tregonim një vit më parë, ajo që po tregonim më herët – është se ne presim që përparimi në këtë teknologji të vazhdojë të jetë i shpejtë dhe gjithashtu që ne presim të vazhdojmë të punojmë shumë për të kuptuar se si ta bëjmë atë të sigurt dhe të dobishëm.’