Në momentin kur të gjitha kompanitë nisën të investonin fuqishëm në inteligjencën artificiale, Apple zgjodhi të ndiqte një strategji tjetër, duke pritur fillimisht konsolidimin e kësaj teknologjie para se të merrte një vendim. Megjithatë kjo gjë i kushtoi rëndë, pasi kompania nuk ka ende gati versionin e shumëpritur të përmirësuar të Siri, të cilin e kishte premtuar para 1 viti.
Megjithatë, Apple po bën përpjekje të reja në këtë drejtim dhe raportimet më të reja tregojnë se kompania e ka kuptuar se duhet t’i bashkohet konkurrencës për qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale.
Sipas një raporti nga analisti i Loop Capital të hënën në mbrëmje, Ananda Baruah, Apple ka porositur sisteme GB300 NVL72 me vlerë rreth $1 miliard nga Nvidia. Anada vuri në dukje se kjo është e barabartë me rreth 250 serverë, secili me çmim midis $3.7 milion dhe $4 milion. Një sistem GB300 NVL72 është një platformë gjithëpërfshirëse që kombinon GPU të shumta, teknologji të avancuara të rrjeteve dhe grupe softuerësh të optimizuar për të ofruar performancë të jashtëzakonshme. Është veçanërisht i përshtatshëm për aplikacione kërkuese si inteligjenca artificiale gjeneruese dhe llogaritja me performancë të lartë
Baruah shtoi në raportim se Apple po punon me prodhuesit e serverëve si Dell Technologies dhe Super Micro Computer për të ndërtuar grupimet e tij të mëdha të serverëve për të mbështetur aplikacionet gjeneruese të inteligjencës artificiale.