Robotët autonome po mbushin magazinat e Amazon, ku ata po organizojnë, ngarkojnë dhe shkarkojnë paketat me efikasitet mbresëlënës. Por me sa duket ata nuk kanë arritur ende të tejkalojnë efikasitetin e humanëve kur bëhet fjalë për shumë detyra thelbësore.
Krahu robotik i gjigantit të tregtisë elektronike Sparrow, për shembull, shkëlqen në atë që quhet “zgjedhja e sipërme“, ose marrja e një artikulli në krye të një kontejneri magazinimi. Ai madje mund të manipulojë mbi 200 milionë artikuj të madhësive dhe peshave të ndryshme, pretendon Amazon. Por ai nuk është aq i mirë në “zgjedhjen e synuar“, që përfshin nevojën për të identifikuar në një kontejner një artikull të fshehur nga sende të tjera.
Është një detyrë e zakonshme që çdo punonjës i aftë mund të bëjë. Sidoqoftë, që robotët të bëjnë të njëjtën gjë, ka nevojë për më tepër përparim teknologjik në këtë fushë. “Kjo është një punë vërtet e vështirë,” tha për New York Times Tye Brady, kryeteknolog në Amazon Robotics. “Nuk po them se është e pamundur,” shtoi ai, por ai nivel funksionaliteti do të ishte “një lloj kufiri tjetër“.
Pavarësisht këtyre problemve, magazinat e Amazon tashmë po mbështeten shumë te robotët. Kompania ka mbi 750,000 robotë në përdorim në përgjithësi, për NYT, ose rreth gjysmën e 1.55 milionë punëtorëve të saj njerëzorë.
Në shumë raste, robotët shkëlqejnë. Një krah robotik i lëvizshëm i montuar në majë të një platforme me rrota të quajtur Stretch, i krijuar nga Boston Dynamics, shkarkon me shpejtësi pakot nga pjesa e pasme e një kamioni dhe i vendos ato në një rrip transportieri. Sipas Sally Miller, shefe globale e informacionit në gjigantin e transportit DHL, Stretch mund të shkarkojë rreth dy herë më shumë kuti në orë se njerëzit, të cilët mund të fitojnë rreth $17 në orë për këtë punë. Ajo nuk tha se sa kushtoi roboti, por u gëzua për avantazhet e tij ndaj punëtorëve njerëzorë bezdisshëm.
“Roboti nuk sëmuret dhe mund të funksionojë për disa orë,” tha Miller për NYT. “Është një zgjidhje e shkëlqyer”.