Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Philip Morris International po bashkon shkencën, teknologjinë dhe novacionin për të arritur një të ardhme pa tym
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Philip Morris International po bashkon shkencën, teknologjinë dhe novacionin për të arritur një të ardhme pa tym
Tech

Philip Morris International po bashkon shkencën, teknologjinë dhe novacionin për të arritur një të ardhme pa tym

Last updated: 13 Janar, 2026 11:42 am
Ndaj
10 Min lexim

Philip Morris International (PMI) zhvilloi disa ditë më parë Technovation, një ngjarje unike që mblodhi media, shkencëtarë dhe drejtues të kompanisë për të vërtetuar se e ardhmja pa tym është më e arritshme se kurrë. E gjitha ndodhi brenda “The Cube”, qendrës së kërkimit dhe zhvillimit në Neuchâtel, Zvicër, aty ku shkencëtarët i kanë dedikuar vite të tëra gjetjes së mënyrave alternative që i japin duahnpirësve të rritur që zgjedhin të mos lënë duhanin një zgjidhje më pak të dëmshme. Dhe aty ku ka teknologji, Geek Room nuk ka si të mungojë.

Më shumë se 1.2 miliardë njerëz në botë janë konsumues të duhanit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 1.2 miliardë njerëz në botë janë konsumues të cigares dhe ky numër pritet të mbetet i njëjtë deri në vitin 2025. Megjithatë, këto shifra duhet të ndryshojnë. Për duhanpirësit aktualë, gjëja më e mirë për të bërë është të lënë cigare dhe nikotinën krejtësisht, por shumica nuk e lënë. Këta persona, të cilët në të kundërt do të vazhdonin të konsumonin cigare meritojnë akses dhe informacion për alternativat efektive të vërtetuara shkencërisht ndaj duhanpirjes. Që nga viti 2008, PMI ka investuar më shumë se 10.5 miliardë dollarë në kërkimin dhe zhvillimin e alternativave të mbështetura shkencërisht pa tym për duhanpirësit që në të kundërt do të vazhdonin të pinin cigare.

“Një e ardhme pa cigare është vetëm fillimi i përmbushjes së misionit tonë. Ne jemi të përkushtuar të kemi një ndikim pozitiv në shoqëri dhe për këtë qëllim ne po punojmë për të zgjeruar qëllimin tonë, duke evoluar në një kompani më të gjerë jetësore, mirëqenieje konsumatore dhe kujdesi shëndetësor. Ne synojmë që pas 10 vitesh cigaret të vendosen në muze,” u shpreh Jacek Olzcak, CEO i PMI.

Geek_Room_at_Technovation_2023_by_PMI_-_1.jpg

 

Përse alternativat pa tym janë më pak të dëmshme?

Tymi i cigares përmban më shumë se 6000 kimikate. Nga këto, rreth 100 janë identifikuar nga ekspertët e shëndetit publik si të dëmshme ose potencialisht të dëmshme dhe të lidhura me sëmundjet e lidhura me duhanin. Studimet shkencore kanë treguar se, me rritjen e temperaturës së duhanit, rriten edhe nivelet e kimikateve të dëmshme të formuara. Një cigare djeg duhanin në temperatura deri në 900°C. Kjo krijon nivele të larta të kimikateve të dëmshme në tymin e cigares.

Teknologjia e sotme po lejon zhvillimin e një game të re dhe novative të produkteve pa tym në formate të shumta, për shembull, produkte duhani me ngrohje dhe produkte të tjera që përmbajnë nikotinë të zhvilluara bazuar në parimin e ngrohjes në vend të djegies, pasi toksinat që lëshohen në cigaret kur ndodh djegia janë shkaktari kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanin. Studimet mbi duhanin pa tym, tregojnë se ato lëshojnë nivele më të ulëta toksinash në aerosolin e tyre (avullin) krahasuar me nivelet e toksinave në tymin e cigars dhe megjithëse nuk janë pa rrezik, është një alternativë më e mirë për pirjen e vazhdueshme të duhanit. Megjithatë, vendimi më i mirë që dikush mund të marrë është ta ndalojë plotësisht atë.

I pyetur nga Geek Room, nëse alternativat pa tym janë një rrugë drejt apo larg duhanpirjes, Massimo Andolina, President për rajonin e Evropës në PMI, u shpreh: “Rregullat tona për këtë janë të qarta: njerëzit që konsumojnë duhan duhet ta lënë atë dhe njerëzit që nuk pinë duhan nuk duhet ta fillojnë, kjo është në themelet e parimeve tona. Megjithatë, ne duhet të pranojmë se rreth një miliardë njerëz në mbarë botën pinë cigare dhe jo të gjithë e lënë. Dhe për këtë, PMI u ofron atyre që duan ose kanë nevojë të vazhdojnë të përdorin nikotinë, alternativa më të sigurta dhe më pak të dëmshme.

 Geek_Room_at_Technovation_2023_by_PMI_-_3.jpg

Cilat janë alternativat pa tym që PMI ofron?

Mund të mos e dini, por PMI ka menduar për alternativa pa tym qysh në vitet ’90 me produktet e para, shumë larg në dizajn nga ato që shohim sot, por gjithmonë me qëllim drejt një alternative më pak të dëmshme. Produkti i parë komercial u prezantua 9 vite më parë dhe që nga ai moment modeli IQOS është alternativa kryesore bazuar në parimin e ngrohjes së duhanit.

Gjatë vizitës sonë mësuam se PMI po planifikon prezantimin në Shqipëri të versionit më të ri të IQOS, i cili mban emrin ILUMA dhe sjell një teknologji të re të ngrohjes: atë me induksion në vend të tehut që gjendet në versionet IQOS Originals. Jo vetëm kaq, produkti ka gjithashtu të inkorporuar teknologji më intuitive dhe ju lejon të personalizoni paketimin e jashtëm për të dukur më unik, ose për të mos e ngatërruar me miqtë në tavolinë, siç ndodh zakonisht.

Një alternative tjetër është krijimi i një aerosoli duke ngrohur një formulë të lëngshme elektronike. PMI ka prezantuar gjithashtu disa pajisje me bateri, të njohura si vape ose cigare elektronike, IQOS VEEV që është tani prezent në tregje të zgjedhura.

PMI po prodhon gjithashtu qese nikotine që nuk përmbajnë duhan dhe janë bërë kryesisht nga nikotina dhe shije, të mbështjella në një qese celuloze të cilat vendosen midis dhëmbëve dhe faqes ose buzës së sipërme. Produktet si ZYN dhe SHIRO po gjejnë shumë përdorim në SHBA, Kanada dhe mbi të gjitha në Suedi, aty ku përdorimi i cigares ka rënë në 5%.

PMI synon që brenda vitit 2025 mbi 40 milionë duhanpirës të rritur në të gjithë botën të përdorin vetëm produkte pa tym, duke hequr dorë përfundimisht nga cigaria.

                                        

Sa po përkrahen alternativat pa tym?

Sot, PMI është prezente në 78 tregje në të gjithë botën me alternativat e saj pa tym, duke regjistruar mbi 25.5 milionë përdorues. Gjatë Technovation, kompania konfirmoi synimin se brenda vitit 2025, 50% e të ardhurave parashikohet të vijnë nga produktet pa tym.

Por cilat janë shtetet dhe moshat që po e përkrahin më shumë këtë teknologji? Massimo Andolina, President për rajonin e Evropës në PMI, tregon për Geek Room se: “Italia është një nga shtetet që po përdorin më shumë produktet pa tym duke regjistruar mbi 3 milionë përdorues, nga të cilët 2 milionë përdorin vetëm produkte pa tym. Shtete si Lituania, Hungaria, dhe Greqia kanë përkrahur këto alternativa më pak të dëmshme. Sa i përket moshave, kemi vënë re se grupmosha 25-40 ka numrin më të madh të përdoruesve që e përkrahin me shpejtësi si alternativë. Ndërsa mosha mbi 45 duket se po qëndron ende “në vëzhgim”. Mendoj se kjo ka të bëjë shumë me edukimin dhe faktin nëse janë apo jo të hapur për të pranuar novacionin si një mënyrë për të zgjidhur problemin.”

 Geek_Room_at_Technovation_2023_by_PMI_-_2.jpg

Cila është e ardhmja e produkteve IQOS?

Të shohësh nga afër “The Cube” ku punonin mbi 1000 persona ishte e vështirë që të mos mendonim se çfarë po përgatisin për vitet në vazhdim. Kështu që pyetjen tonë shumë “geek” ia drejtuam së pari Bertrand Bonvin, President i “HeatNotBurn”, i cili nuk na tha asgjë më shumë se sa “në godinë ishin duke përgatitur mbi 3 gjenerata teknologjie të produkteve pa tym”.

Po e ardhmja e afërt atëherë, çfarë na rezervon? Tommasso Di Giovanni, Zv. President Ndërkombëtar i Komunikimit në PMI, tha për Geek Room: “Dizajni, funksionaliteti dhe ergonomia do të vazhdojnë të përmirësohen. Ne mund të rrisim lidhjen me pajisjet e tjera, e cila është një nga gjërat kryesore që po shqyrtojmë. Për disa pajisje, ne tashmë po testojmë “njohjen e fytyrës” dhe mënyra të tjera njohjeje në mënyrë që jo-duhanpirësit dhe të rinjtë të mos kenë akses. Me disa cigare elektronike, ne po e testojmë këtë teknologji dhe po funksionon mirë.”

PMI po punon ndërkohë me partnerët për të zhvilluar aplikacione të cilat do të lidhin pajisjet IQOS me smartphone-in tuaj duke i dhënë përdoruesit një kontroll më të lartë në konsum. Kompania kujdesej shpesh të theksojë faktin se alternativat pa tym ofrojnë një zgjidhje shumë më pak të dëmshme, por gjithmonë zgjidhja më e mirë është lënia e duhanit.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Krijuesi i ChatGPT paralajmëron se chatbot-i mund të largohet nga tregu evropian nëse nuk përshtatet dot me ligjet e reja të BE
Tjetra YouTube Stories do të largohen nga platforma pas datës 26 qershor

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Cars

Kia EV6 e re do të vijë me bateri dhe autonomi më të madhe

1 Korrik, 2024
Tech

Smartphone-t dhe aplikacionet esencial, për një verë sa më argëtuese

26 Qershor, 2023
Tech

Vodafone Albania Ndez Rrjetin me 5G

26 Nëntor, 2024
Tech

Proçesorët M2 të Apple fillojnë prodhimin në masë

29 Prill, 2021

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?