Meta dhe Google bashkëpunuan për të krijuar një fushatë sekrete me reklama të Instagram që shfaqeshin qëllimisht para përdoruesve 13 deri në 17 vjeç ndërkohë që përdornin YouTube, sipas Financial Times.
Kjo gjë thyen rregullat gjigantit të kërkimit kundër reklamimit për fëmijët. Publikimi tregon se Google i shfaqi reklamat një nëngrupi përdoruesish të etiketuar si “të panjohur” në sistemet e tij të reklamave, në një përpjekje për të maskuar grupin e adoleshentëve.
Sipas një faqeje suporti të Google Ads, kategoria demografike “e panjohur” u referohet njerëzve mosha, gjinia, statusi prindëror ose të ardhurat e familjes së të cilëve supozohet se janë të paidentifikuara dhe mund t’u lejojë reklamuesve të arrijnë “një audiencë dukshëm më të gjerë” kur zgjidhen.
Megjithatë, Google mund të përdorë shkarkimet e aplikacioneve dhe aktivitetin në internet për të përcaktuar “me një shkallë të lartë besimi” se grupi “i panjohur” ishte i populluar nga përdorues më të rinj.
Punonjësit e Google thuhet se e kanë përdorur këtë metodë për të kapërcyer politikat e vetë kompanisë, pasi kanë futur rregulla që bllokojnë shënjestrimin e reklamave bazuar në “moshën, gjininë ose interesat e njerëzve nën 18 vjeç” në vitin 2021.
Meta dhe Google synuan të zgjerojnë fushatën në tregjet ndërkombëtare dhe të promovojnë shërbime shtesë si Facebook. Programi nisi pasi u vu re një rënieje e fitimeve nga reklamat në Google dhe migrimit të përdoruesve më të rinj të Meta-s drejt shërbimeve rivale si TikTok.
Google që atëherë ka nisur një hetim mbi akuzat dhe fushata tani është anuluar. “Ne ndalojmë që reklamat të personalizohen për njerëzit nën 18 vjeç“, tha Google në një deklaratë për publikun. “Ne do të marrim gjithashtu masa shtesë për të përforcuar me përfaqësuesit e shitjeve që ata nuk duhet të ndihmojnë reklamuesit ose agjencitë të drejtojnë fushata që përpiqen të shmangin politikat tona.”