Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Raportimet e reja tregojnë se Meta po stërvit AI që të nisë bisedë me përdoruesit dhe kur ata nuk po e përdorin shërbimin
    4 Korrik, 2025
    IFA 2025: Samsung prezanton risitë më të fundit teknologjike
    3 Korrik, 2025
    Microsoft shkarkon nga puna mbi 9,000 punonjës
    3 Korrik, 2025
    Vodafone & AST SpaceMobile, krijojnë kompaninë satelitore, për shërbim celular të drejtpërdrejtë në Europë
    1 Korrik, 2025
    Startup-i i Mira Muratit ofron pagesa deri në $500,000 në vit për të fituar garën e AI
    1 Korrik, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Të gjithë përdoruesit e smartphone-ve Pixel në Spanjë shikohen me dyshim nga policia
    4 Korrik, 2025
    Publikohet në rrugë jo-zyrtare kapaciteti i baterisë së iPhone 17 Pro Max
    4 Korrik, 2025
    OnePlus mund të jetë kompania kinëze e rradhës që do të ndalohet në SHBA
    3 Korrik, 2025
    Apple mund të ndryshojë pozicionin e logos së mollës në iPhone 17 Pro
    3 Korrik, 2025
    Honor prezanton smartphone-in e ri të palosshëm më të hollë në botë, Magic V5
    3 Korrik, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Netflix bashkëpunon me NASA për të transmetuar drejtpërsëdrejti lëshimin e raketave
    1 Korrik, 2025
    Ish-inxhinierët e Meta krijojnë asistentin AI që planifikon cdo detaj të udhëtimit tuaj
    1 Korrik, 2025
    Meta do të mundësojë përmbledhjen  e mesazheve përmes AI në WhatsApp
    27 Qershor, 2025
    Putin urdhëron krijimin e një rivali të WhatsApp të mbështetur nga shteti rus
    26 Qershor, 2025
    TikTok rikthehet për përdoruesit në Shqipëri, por AKSK e mohon
    26 Qershor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Terapia gjenike rikthen dëgjimin tek pacientët e shurdhër
    3 Korrik, 2025
    Shkencëtarët nisin punën për të krijuar për herë të parë nga fillimi ADN humane
    29 Qershor, 2025
    Kjo bojë “djersit” për të mbajtur të freskët shtëpinë tuaj
    17 Qershor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë qarkun e ri plotësisht të riciklueshëm që mund të zgjidhë problemin e mbetjeve elektronike
    4 Qershor, 2025
    Tatuazhi elektronik mund të monitorojë ngarkesën mendore tek punonjësit
    31 Maj, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Qeveria japoneze publikoi një hartë në Minecraft që tregon në detaje qendrën më të madhe në botë të kontrollit të përmbytjeve
    18 Qershor, 2025
    Nintendo Switch 2 vendos rekorde të reja duke shitur 3.5 milionë njësi globalisht në 4 ditët e para pas prezantimit
    12 Qershor, 2025
    Xiaomi SU7 Ultra do të vijë në Grand Turismo 7
    8 Qershor, 2025
    Netflix do të prodhojë një serial të animuar mbështetur në historinë e Clash of Clans
    22 Maj, 2025
    Nintendo zgjedh Samsung për prodhimin e procesorëve të Switch 2
    21 Maj, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Volvo Cars prezanton për herë të parë në botë rripin e sigurimit multi adaptiv me Volvo EX60
    27 Qershor, 2025
    BYD po teston bateritë në gjendje të ngurtë në modelin Seal që do të ofrojë autonomi deri në mbi 1,800 km
    21 Qershor, 2025
    Bateria për makina elektrike që karikohet plotësisht në 18 sekonda merr dritën jeshile për prodhim në masë
    18 Qershor, 2025
    Gomat inteligjente të Pirelli do të raportojnë “shëndetin” e rrugëve
    17 Qershor, 2025
    Elon Musk tregon se robotaksitë do të jenë gati për të transportuar pasagjerët e parë në datën 22 qershor
    12 Qershor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Ja sa paguhen punonjësit në Meta
    4 Korrik, 2025
    Nëse do të kursesh dhe të argëtohesh, lexoje këtë para 15 korrikut
    2 Korrik, 2025
    Evropa sfidon kompanitë ajrore mbi tarifat për bagazhet e dorës
    1 Korrik, 2025
    Objekti i parë i krijuar nga njerëzit do të arrijë distancën 1 ditë-dritë larg Tokës në nëntor të 2026
    29 Qershor, 2025
    Studimi i ri tregon se konsumimi i djathit para gjumit rrit mundësinë për të parë makthe
    29 Qershor, 2025
Search
Duke lexuar: Mbahet takimi i parë çelës i Mentorship Acceleration Program për start-upet në Shqipëri
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Mbahet takimi i parë çelës i Mentorship Acceleration Program për start-upet në Shqipëri
Tech

Mbahet takimi i parë çelës i Mentorship Acceleration Program për start-upet në Shqipëri

Last updated: 21 Nëntor, 2023 4:22 pm
Ndaj
3 Min lexim

Krijuar për t’u ardhur në mbështetje startupeve më inovative dhe premtuese në Shqipëri, Mentorship Acceleration Program mbajti më 17 Nëntor 2023 takimin e parë i cili bashkoi start-upe, mentorë, partnerë dhe aktorë të rëndësishëm të ekosistemit në Shqipëri.

Ky program implementohet nga qendra laboratorike ICTSlab me mbështetjen e Star Venture Program nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Ballkanin Perëndimor, bashkëfinancuar nga Luksemburgu përmes Small Business Impact Fund dhe Bashkimi Europian përmes Western Balkans Enterprise and Innovation Facility (EDIF.)

12 startupe të përzgjedhura iu bashkuan takimit të parë, i cili u mbajt në Javën Globale të Sipërmarrjes në Europe House dhe që kishte për qëllim të prezantonte objektivat, kohështrirjen dhe punën e realizuar deri në këtë moment me start-upet.

I moderuar nga Bashkëthemeluesi ICTSlab z. Kushtrim Shala dhe Koordinatorja e Programit znj. Arjola Pazaj, këtë takim përshëndetën me pjesëmarrjen e tyre Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit znj. Delina Ibrahimaj, Drejtoresha e BERZH për Shqipërinë znj. Ekaterina Solovova dhe Menaxherja e Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH znj. Ardiola Hristic.

Znj. Hristic bëri një prezantim të programit Star Venture në kuadër të të cilit organizohet ky program mentorimi.

Startupet e përzgjedhura do të adresojnë nevojat e tyre specifike duke u bërë pjesë e Mentorship Acceleration Program përmes mentorimit dhe këshillimit të personalizuar nga mentorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme si: Eneid Lika, Reita Haçkaj, Genti Selenica, Igor Madzov, Mirela Kolli, Admir Berbiu, Mei Mahila, Kushtrim Shala, Henrik Lezi, Eli Zhabevska, Denajda Dosti, Marvi Hoxha, Sabina Lalaj, Luka Lamaj, Kushtrim Xhakli, Igli Gjelishti dhe Gerti Boshnjaku.

Dialogo AI, T-Blocks, Skaitech, 3DSkai, Fortes, Hermex, Marigo, Albbuy, Via Event Creative, RentX, Kungul, Pronar.al dhe Niv.al do të mbështeten nga Mentorship Acceleration Program për të arritur potencialin e tyre të plotë e për t’i udhëzuar ato në rrugën drejt një rritjeje të qëndrueshme.

Mentorim i personalizuar, mundësi rrjetëzimi, mundësi për t’ju bashkuar Star Venture dhe mentorë me eksperiencë të gjerë nga rajoni dhe Europa Qendrore janë disa prej përfitimeve që sjell ky program për start-upet.

Mentorship Acceleration Program mirëpriti aplikime deri në datën 30 Shtator. Janë parashikuar 78 sesione mentorimi, trajnimi dhe këshillimi me mentorët kryesorë dhe 52 sesione të tjera me mentorët mbështetës.

Programi nisi të implementohej në Tetor me vlerësimin e detajuar të nevojave specifike të start-upeve për të bërë më pas edhe caktimin e mentorëve për secilin prej tyre.

Implementimi i fazave të programit të mentorimit do të vijojë përgjatë muajve Nëntor 2023 – Mars 2024.

Secili start-up do të ketë 3 metorë të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e programit, ku 1 mentor do të jetë kryesor dhe do të zhvillojë të paktën 6 sesione mentorimi ndërsa 2 të tjerë janë mentorë mbështetës me të cilët startupet do të zhvillojnë të paktën 4 sesione mentorimi.

Mentorship Acceleration Program është një mundësi e artë për startupet në Shqipëri, një nismë e cila synon të japë mbështetje konkrete të personalizuar për 12 ekipe nga ekosistemi i start-upeve në Shqipëri.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme CEO i Apple, Tim Cook, i garanton Dua Lipës se kobalti i përdorur në pajisjet teknologjike nuk po sigurohet nga puna e fëmijëve
Tjetra CEO i Binance, Changpeng Zhao, jep dorëheqjen pasi pranoi fajësinë, tashmë duhet të paguajë një gjobë prej $200 milionë

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
sunnyhillfestival
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Raportimet e reja tregojnë se Meta po stërvit AI që të nisë bisedë me përdoruesit dhe kur ata nuk po e përdorin shërbimin
Tech
4 Korrik, 2025
Ja sa paguhen punonjësit në Meta
Entertainment
4 Korrik, 2025
Të gjithë përdoruesit e smartphone-ve Pixel në Spanjë shikohen me dyshim nga policia
Mobile
4 Korrik, 2025
Publikohet në rrugë jo-zyrtare kapaciteti i baterisë së iPhone 17 Pro Max
Mobile
4 Korrik, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Vodafone dhe Google zgjerojnë bashkëpunimin në çështje si cloud, pajisje dhe siguri kibernetike nëpërmjet Inteligjencës Artificiale Gjeneruese (Generative AI)

10 Tetor, 2024
Tech

Viti 2020 mbyll periudhën 5 vjeçare më të nxehtë në histori

12 Shtator, 2020
Tech

NASA tregon pamjet se si Tokio duket nga hapësira gjatë Lojërave Olimpike

31 Korrik, 2021
Tech

Update-i i ri për sigurinë në Android rregullon më tepër se 80 pika të dobëta në sistem, duke përfshirë këtu 4 shumë të rëndësishme

8 Dhjetor, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?