Richard Hardiman i erdhi ideja e krijimit të një roboti që pastron detin nga mbetjet plastike pasi pas 2 burra që po sforcoheshin për të mbledhur mbetjet plastike nëpërmjet një varke të vogël në Cape Toën.
“Ato po pastronin një pjesë të vogël mbetjesh plastike në një zonë ku era po shpërndante këto mbetje në të gjitha drejtimet. Prandaj unë mendova se kjo zgjidhje është jo shumë efektive.”
Hardiman u inspirua nga goja e gjerë e peshkaqenëve për të krijuar robotin që pastron detin nga mbetjet plastike, WasteShark. “Unë mendoj se ky robot është si një Roomba për ujin. Është një pajisje autonome e cila grumbullon mbetjet nga sipërfaqja e detit.”
Gjatë kohëve të fundit Aqua Libra WasteShark u aktivizua në Canary Wharf, Londër, si pjesë e një projekti për të pastruar zonën duke e bërë atë më të shëndetshme. Richard Hardiman shpjegon se përdorimi i këtij roboti për pastrimin e ujit është një mënyrë mjaft efektive pasi nuk ka asnjë impakt mbi ambientin ku po punon.
“Ju do të shikoni shumë varka që dalin për të pastruar një hapësirë ujore, por normalisht këto varka përdorin lëndë djegëse për të lëvizur, pra gjatë këtij proçesi kemi një ndotje karburantet.” shtoi ai. WasteShark është tërësisht elektrik dhe i qetë, duke mos shqetësuar kështu as gjallesat që jetojnë në këtë zonë.
Me vetëm një karikim WasteShark mund të pastrojë për 8-10 orë sipërfaqjen e ujit. Në vetëm një ditë WasteShark mund të grumbullojë 500kg mbetje plastike, një peshë ekuivalente me 21,000 shishe plastike.