May 28, 2022

Qualcomm nuk rrezikon, as Snapdragon 865 nuk ka 5G të përfshirë

Qualcomm nuk rrezikon, as Snapdragon 865 nuk ka 5G të përfshirë

Snapdragon 865, proçesori i ri i Qualcomm të cilin do e shohim të pranishëm në smartphone-t flagship të 2020, është prezantuar ditën e djeshme në një konferencë të mbajtur në Hawaii.

Edhe këtë vit kompania nuk ka rrezikuar në përfshirjen e 5G brenda chipit duke ofruar vetëm mundësinë e bashkëveprimit me një modem 5G të vendosur në smartphone. Nga ana tjetër, Qualcomm ka lançuar një seri të re, atë 700, me kosto më të ulët dhe i menduar ti shërbejë smartphone-ve mid-range i cili për herë të parë do të ketë modemin 5G të integruar.
Snapdragon 765 duket se është një test i kompanisë për të gjetur një zgjidhje jo të rrezikshme në përfshirjen e 5G, të cilën me shumë mundësi pas një viti do ta shohim të përdoret edhe në serinë 800.

Ndërkohë një kompani luksoze smartphone-sh në Kinë, me emrin 8848, është e para që do të lançojë në treg një smartphone të pajisur me Snapdragon 865. Titanium M6 ka vecori të frikshme si 1TB memorie, 12GB RAM, kamera 64MP dhe ekran OLED 6inch.

EHZSGGFXkAALR_e.jpg

Wednesday, 04 December 2019 12:30

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019