The Network Research Institute në Japoni ka raportuar në datën 30 maj se ka demonstruar në mënyrë të suksesshme shpejtësi të transmetimit të të dhënave 1.02 petabit (PiB) për sekondë.
1 petabit është e barabartë me 1,000,000 gigabit (GiB). Ky rekord i ri mund të sigurojë shpejtësi interneti që janë 100,000 herë më të shpejta se shpejtësitë që ofrohen aktualisht. Me këtë fuqi, 1 petabit për sekondë do të mundësojë rreth 10 milionë kanale transmetimi 8K për sekondë, duke e bërë transmetimin live të arritshëm në të gjithë botën pa ndonjë vonesë virtuale.
Me 1.02 petabit që udhëton me shpejtësi 51.5 kilometra për sekondë, ne do të mund të transmetojmë rreth 127,500 GiB të dhëna çdo sekondë.
Kjo nuk është hera e parë që studiuesit kanë testuar shpejtësinë PiB. Gjatë Lojrave Olimpike Tokyo 2020, gjigandi i teknologjisë Intel transmetoi live për 19 ditë eventin në Brazil, Japoni dhe në SHBA.
Ky rekord i ri i vendosur nga National Institute of Information and Communications Technology (NICT) jo vetëm që është shumë më i shpejtë se testimet e mëparshme, por përdor një fibër optike standarte, duke e bërë teknologjinë të gatshme për përdorim të menjëhershëm dhe të gjerë.