August 11, 2022

Ekskluzive: Kontrolli i automatizuar i kufirit do të zëvendësojë kontrollin policor në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Ekskluzive: Kontrolli i automatizuar i kufirit do të zëvendësojë kontrollin policor në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Pasagjerët që do të udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës së shpejti do të kenë mundësinë të kalojnë përmes një kontrolli të automatizuar i cili do të zëvendësojë policinë kufitare si dhe do të ndikojë ndjeshëm në përshpejtimin e procedurave kufitare. Geek Room ju njeh me detajet kryesore.

 

Zbatimi i këtij projekti do të realizohet nga kompania franceze IDEMIA.
Me seli në Courbevoie, IDEMIA është e specializuar në identifikimin dhe sigurinë biometrike, si dhe pagesat e sigurta përmes teknologjive te zhvilluara për sektorin publik dhe privat. Sot, IDEMIA është përgjegjëse për qarkullimin e pasagjerëve në disa prej aeroporteve me trafikun më të lartë në botë. Një prej tyre është ai i Changi në Singapor i cili renditet prej 7 vitesh radhazi (2014 - 2020) si Aeroporti i Vitit nga Skytrax - votuar nga miliona pasagjerë në të gjithë botën të cilët vlerësojnë eksperiencën e kalimit kufitar si "argëtim teknologjik".

 

Si do të kryhet verifikimi?
Geek Room ka mësuar se në total do të jenë 10 pika të automatizuara të kontrollit, të vendosura në dalje dhe në hyrje të territorit shqiptar. Secila pikë do të ketë dy hapa verifikimi. Së pari ju do të skanoni pashaportën tuaj, në të dytën do të skanoni fytyrën përpara një kamera e cila në kohë reale konfirmon përputhshmërinë e identitetit tuaj. 10 pika të tjera kontrolli do të shtohen gjatë vitit 2023.

 

GEEK_ROOM_TIA_IDEMIA_ALBANIA_TIRANA_INTERNATIONAL_AIRPORT_2.jpg

 

A do të ketë më policë kufitar?
Po, por kontrolli i automatizuar do të kryej të gjithë verifikimin që sot bën një oficer policie. Sistemi është i lidhur me policinë kufitare e cila automatikisht vlerëson rastet. Nëse sistemi nuk vlerëson asnjë aryse si problematike, porta e dytë do të hapet nga oficeri i policisë për të kaluar në pjesën e pritjes para së të hypni në avion. Në rast të kundërt, oficeri i policisë do të shoqërojë personin për verifikime të mëtejshme.

Kujtojmë që nga maj i 2023, BE do të zbatojë rregulloren ETIAS  e cila kërkon që pasagjerët jashtë BE-së të regjistrohen online para udhëtimit në një shtet të BE-së. Ky sistem do të konfirmojë aplikimin tuaj shumë kohë para nisjes duke i dhënë gjithashtu një ndihmë kontrollit të automatizuar të kufirit në aeroport.

 

Kur do të vihet në zbatim?
Geek Room ka mësuar se pritet që sistemi të nisi zbatimin në periudhën gusht-shtator 2022. Shumë sisteme mbeten për t'u lidhur dhe shumë testime për t'u bërë.

Shiko këtë video për të zbuluar se si sistemi funksionon

Monday, 30 May 2022 19:19 Last modified on Monday, 30 May 2022 19:58

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019