Drejtuesit ekzekutiv të Apple kanë prezantuar para bordit të kompanisë headset-in e ri me realitet të miksuar, duke bërë të ditur se zhvillimi i pajisjes ka arritur tashmë në një stad tepër të avancuar.
Në këtë bord marrin pjesë 8 drejtues të pavarur dhe CEO Tim Cook, të cilët mblidhen të paktën 4 herë në vit. Një version i kësaj pajisje iu demonstrua drejtuesve gjatë kësaj mbledhjeje, sipas njerëzve me informacione mbi këtë çështje të cilët nuk duan që emrat e tyre të bëhen publik, pasi mbledhja e drejtuesve ishte private.
Në javët e fundit, Apple ka përshpejtuar gjithashtu dhe zhvillimin e rOS (reality operating system), software-it që do të përfshihet në headset. Meqë produkti u prezantua para bordit, kjo gjë tregon se lançimi global i headset-it mund të jetë vetëm disa muaj larg.
Ky headset që do të përfshijë elemente nga realiteti virtual, dhe besohet të jetë “basti” më i madh i Apple gjatë këtyre kohëve. Ai përfaqëson lëvizjen e parë madhore të kompanisë në krijimiin e një kategorie të re produktesh që nga Apple Watch në 2015.
Apple ka si qëllim që të prezantojë produktin në vitin 2023, por do të ishte shumë e kënaqur nëse kjo gjë do të arrihej brenda këtij viti.