May 28, 2022

Elon Musk thotë se Tesla Bot është një ndër produktet më të rëndësishme të kompanisë

Elon Musk thotë se Tesla Bot është një ndër produktet më të rëndësishme të kompanisë

Sigurisht, nga një kompani që prodhon makina elektrike ne presim që produktet e tyre me prioritetin më të lartë për t’u prodhuar janë makinat elektrike. Mirëpo jo të gjitha kompanitë që prodhojnë makina elektrike drejtohen nga Elon Musk.

Me aq sa ne njohim Musk deri më tani, e dimë se ai ka një teknikë shumë të ndryshme kur vjen puna mbi strategjinë e biznesit të tij, e cila sjell ulje dhe ngritje të vlerës së kompanisë në treg sa herë që prej tij ka një reagim.

Pra ju nuk duhet të habiteni kur ai tregon se produkti më i rëndësishëm i Tesla për sa i përket prioritetit është Tesla Bot, roboti humanoid. Këtë deklaratë ai e bëri kur foli rreth Tesla Roadster, Semi (që priteshin të lançoheshin në 2020) dhe Cybertruck ( që do të lançohej gjatë 2021) të cilat “do të nisin prodhimin në masë” gjatë vitit të ardhshëm.

Screen-Shot-2021-08-20-at-2.09.02-pm.png

Për sa i përket prioritetit të produkteve, unë aktualisht mendoj se zhvillimi më i rëndësishëm i produkteve me të cilat ne do të merremi këtë vit është ai i robotit humanoid Optimus. Ky produkt ka potencialin për të qenë më i rëndësishëm se biznesi i makinave me kalimin e kohës.” tha Elon Musk.

Disa persona e kanë interpretuar këtë deklaratë të tij sikur Tesla Bot do të ketë prioritet në prodhim para makinave elektrike, gjë e cila nuk duket shumë e saktë pasi Musk po flet mbi rëndësinë afatgjate të këtij roboti.

Friday, 28 January 2022 08:03 Last modified on Friday, 28 January 2022 08:24

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019