January 29, 2022

Samsung ka një ide për prodhimin e laptopëve të palosshëm, ndryshe nga çdo model që kemi parë deri më tani

Samsung ka një ide për prodhimin e laptopëve të palosshëm, ndryshe nga çdo model që kemi parë deri më tani

Samsung po mendon ta çojë palosjen e laptopëve në një tjetër nivel. Një produkt i ri i patentuar nga kompania ëstë një “pajisje elektronike multi-foldable”, e cila paloset në mes nga gjerësia, njësoj si një libër.

E listuar në World Intellectual Property Organization në korrik të 2021 dhe i publikuar në 13 janar të 2022, ky patentim u zbulua nga LetsGoDigital. Në të shfaqen pamjet se su ky koncept mund të funksionojë. Në vend të palosjes normale të çdo laptopi aktual, ky laptop mund të paloset dhe në mes të ekranit dhe tastierës për të krijuar një mbyllje më kompakte.

samsung-multi-opvouwbare-laptop.jpg

Ky koncept ka si ide bazë transportimin e lehtë, njësoj si në pajisjet e tjera të palosshme, Galaxy Z Fold apo Z Flip. Deri më tani në laptopët e tjerë të palosshëm, hapësira e gjithë pjesës tjetër të palosjes është përdorur për vendosjen e touch-controls. Megjithatë ky koncept ofron tastierën gjatë gjithë kohës, ndërkohë që vetë tastiera paloset me laptopin. Qëllimi kryesor i palosjes është zvogëlimi i hapësirës së zënë dhe jo krijimi i një hapësire me dy ekrane.

Ekziston gjithashtu mundësia se ekrani mund të jetë ekstra i gjerë, për të rritur produktivitetin.

Patentimi tregon gjithashtu se si komponentët e brendshëm do të vendosen për të fuqizuar këtë pajisje. Ky laptop do të ketë 2 bateri të ndara në të dy anët e palosjes, ndërkohë që proçesori do të vendoset në krahun e majtë të pajisjes. Gjithashtu për të mbajtur laptopin të mbyllur në pajisje ndodhen një seri magnetësh.

 

Article by Kristian Hodo 

Saturday, 15 January 2022 08:57 Last modified on Wednesday, 26 January 2022 10:44

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019