January 29, 2022

Rolls Royce prezanton aeroplanin elektrik më të shpejtë në botë që arrin shpejtësinë 622km/h

Rolls Royce prezanton aeroplanin elektrik më të shpejtë në botë që arrin shpejtësinë 622km/h

Rolls Royce i ka surprizuar të gjithë fansat e saj me një inovacion në fushën e aviacionit, duke krijuar aeroplanin më të shpejtë elektrik në botë.

I ashtuquajturi “Spirit of Innovation” ka vendosur një rekord të ri për sa i përket shpejtësisë maksimale që një mjet flutures elektrik ka arritur, duke fluturuar me 622km/h në fluturimin testues që zgjati për 11 minuta. Kjo shpejtësi ishte 212 km/h më e shpejtë se ajo e mbajtësit të mëparshëm të rekordit, Siemens eAircraft në 2017.

50809167-10229341-The_Spirit_of_Innovation_aircraft_has_set_a_new_speed_record_rea-a-10_1637573096942.jpg

Spirit of Innovation theu gjithashtu rekordin për kohën më të shpejtë për të arritur në lartësinë 3,000 metra dhe iu deshën vetëm 202 sekonda. Warren East, CEO i Rolls Royce tha: ”Duke ndjekur fokusin e botës në nevojën për aksion në COP26, ky është një tjetër moment historik që do të ndihmojë në uljen e emëtimeve të gazeve.

50809155-10229341-image-a-9_1637573091552.jpg

Rolls Royce tregoi për MailOnline se Spirit of Innovation momentalisht mund të fluturojë rreth 30 minuta në një karikim të plotë, mirëpo në të ardhmen ata besojnë se do të zhvillojnë një mjet fluturues që do të arrijë të përshkojë mbi 160 km në një karikim.

50809169-10229341-Rolls_Royce_believes_that_project_could_pave_the_way_for_future_-a-3_1637576695366.jpg

Ky mjet fluturues fuqizohet nga një bateri që përmban 6,480 qeliza dhe aplikon 400kW energji. Për të kuptuar se sa e madhe është kjo bateri, mjafton të tregojmë se ajo është në gjendje të karikojë 7,500 smartphone.

50809157-10229341-In_a_statement_Rolls_Royce_said_As_well_as_a_stunning_technical_-a-22_1637573211330.jpg

Tuesday, 23 November 2021 00:26 Last modified on Tuesday, 23 November 2021 15:22

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019