January 29, 2022

Microsoft patenton mouse-in e parë të palosshëm

Microsoft patenton mouse-in e parë të palosshëm

Ekranet e palosshëm janë kthyer në kryefjalën e teknologjisë gjatë viteve të fundit. Microsoft me sa duket është inspiruar nga kjo ide për të krijuar një mouse të palosshëm.

PatentScope u vu re një listim i ri nga Microsoft diten e enjte ku përshkruhej një mouse që duket shumë i ngjashëm me mouse-in wireless Microsoft Arc, por që ka aftësinë të bëhet më i sheshtë dhe më i thjeshtë për t’u mbajtur me vete.

Expandable shell.

Sipas këtyre dokumenteve, mouse-i mund të përfshijë një gjurmues i cili mund të zbulojë lëvizjen e pajisjes. Gjithashtu në këto dokumente përmendet dhe prania e një komponenti “të konfiguruar për të transferuar të dhënat e shtypjes së butonave dhe të lëvizjes drejt një pajisje tjetër”.

The patent points to haptic feedback and an inductive charging coil as possible features.

Mirëpo çfarë qëllimi ka Microsoft me krijimin e kësaj pajisjeje?

Kompania tregon se mouse-t që ne përdorim ditët e sotme janë tepër të mëdhenj dhe jo praktikë për t’u marrë me vete. “Dhe mouse-t e vegjël të cilët kanë si qëllim lehtësimin e transportimit kanë një dizajn jo të rehatshëm për t’u përdorur".

Foldable mouse with expandable shell on top.

Njësoj si të gjithë patentimet e tjera, nuk ka asnjë garanci se mouse-i i palosshëm i Microsoft do të arrijë deri në fazën e prodhimit në masë.

Monday, 08 November 2021 21:22 Last modified on Monday, 08 November 2021 21:36

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019