January 29, 2022

OnePlus prezanton versionin e limituar “Harry Potter” të orës smart

OnePlus prezanton versionin e limituar “Harry Potter” të orës smart

Ditën e djeshme OnePlus ka prezantuar versionin e limituar “Harry Potter” të orës së saj smart. Për sa i përket specifikave të kësaj ore, gjithçka është e njejtë me versionin original, me një ekran 1.39” AMOLED dhe bateri që mund të zgjasë deri në 2 javë.

Sipas GSM Arena, kasa do të ketë një ngjyrë bakri, ndërkohë që rripi është prodhuar nga lëkura vegane që ka të stampuar logon e Hogwarts.

Kutia përpiqet që t’i përshtatet sadopak atmosferës magjike në hyrjen e Diagon Alley. Ajo do të ketë një çmim prej $225 dhe do të vijë ekskluzivisht në tregun indian. Pra, ky version i limituar do të ketë një diferencë prej $50 me versionin e rregullt të OnePlus Watch.

Nëse ju blini këtë smartwatch, do të keni mundësinë të përdorni watch faces ekskluzive për të 4-ta zonat në Hogwarts, si Gryffindor, HufflePuff, Slytherin dhe RavenClaw bashkë me disa ikona dhe animacione të inspiruara nga filmat Harry Potter.

 

 

The Verge ka patur mundësinë të testojë këtë smartwatch dhe impresionet e para të lëna nga kjo orë nuk janë dhe aq të mira. Mirëpo pritet që OnePlus të përmirësojë me kalimin e koës këtë pajisje përmes update-ve të reja, duke përfshirë shërbimin always-on-display dhe funksionet camera remote control.

Tuesday, 19 October 2021 00:23

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019