Nëse ju jeni duke kërkuar për laptopin më të mirë dhe më të lirë të 2021, pyetja që ngrihet është: çfarë është më e rëndësishme për ju dhe ku mund të sakrifikoni?
Dhe laptopët më të mirë nuk janë perfektë në të gjitha aspektet, ato kanë disa zona ku janë superiorë por duhet të përdorin materiale më të lira për të ulur çmimin e produktit. Tashmë ka ardhur momenti t’ju prezantojmë më HP Envy X360 13.
Ky laptop është një nga laptopët më të mirë budget që ju mund të bleni nën vlerën $800. Me një kualitet të lartë dhe një strukturë dy-në-një, duket sikur kjo pajisje do të kushtojë të paktën dyfishin e vlerës së saj aktuale, që është $689. HP Envy X360 ofron gjithashtu shumë shërbime të tjera të mira, si një tastierë shumë të mirë dhe një ekran shumëngjyrësh dhe tepër të ndritshëm.
Falë proçesorit AMD Ryzen që ai përdor, sistemi ofron një bateri që mund të zgjasë pothuajse gjithë ditën dhe një performancë të kënaqshme. Ai mund të përballojë dhe pak gaming.
Mirëpo përveç këtyre të mirave, ne duhet t’ju flasim disi dhe për “të metat” e këtij laptopi, në mënyrë që ju të jeni tërësisht të përgatitur. Formati i ekranit 16:9 është disi i papërshtatshëm për personat që dëshirojnë të bëjnë multitasking. Një tjetër problem qëndron dhe në përzgjedhjen e portave në këtë laptop, pasi mungon teknologjia Thunderbolt bashkë me suportin për HDMI. Mirëpo asnjë nga këto “mangësi” nuk mund ta pengojë HP Envy X360, për sa kohë ai ofrohet në këtë çmim.