January 19, 2021

6 këshilla për internet më të shpejtë

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
6 këshilla për internet më të shpejtë

Me shifrat e infektimeve që sa vijnë e shtohen, një karantinim i dytë nuk është fare çudi. Nëse e mban mend, ajo fazë kërkonte kryesisht punë nga shtëpia. Aspekt i cili për shumë do të mbetet realitet.

Ndaj edhe duhet një lidhje sa më e mirë e internetit, për ta siguruar këtë ja 6 këshilla për internet sa më të mirë.

1. Passwordi

Pjesa më e madhe prej nesh e ruan lidhjen e vetë të internetit me një kod sigurie. E megjithatë ka nga ata që e lënë të hapur, falas për gjithë botën. Komshinjtë mund të përfitojnë nga kjo dhe të rëndojnë lidhjen me aparatet e tyre.

2. Pozicioni i modemit

E kemi thënë dhe e ripërsërisim se sa më afër tij aq më e fortë lidhja, ndaj pozicionoje modemin në një vend jo larg nga hapësirat kur punon në shtëpi. Shmang muret dhe mos e lër në tokë. 

3. Modemi afër pajisjeve elektronike

Të gjitha aparatet që nxjerrin një fushë elektromagnetike, interferojnë në valët e modemit. Vendose këtë të fundit sa më larg tyre. Sado bukur të duket poshtë televizorit vendose atë larg tij.

4. Shkarkimi i shumë gjërave njëkohësisht

Nëse të gjithë banorët e shtëpisë janë duke kryer funksione të rënda si shkarkimi apo streaming në të njëjtën kohë, sigurisht që lidhja do jetë e ngadaltë. Nëse e ndjen këtë, kontrollo çpo bëjnë ata të shtëpisë. 

5. Kontrollo për viruse 

Megjithse viruset nuk do ndikojnë direkt në aparatet e shtëpisë, ato do të ndikojnë tek laptopi apo smartphoni, tek shpejtësia e navigimit në rrjet. Kontrollo antivirusin dhe rinovo liçensën e tij sa më shpesh.

6. Ndërro lidhjen

Të përdorësh për shumë vite një lidhje me të cilën je rehat nuk është keq. Por kompanitë ndryshojnë herë pas here, që nga planet që ofrojnë, shpejtësitë e ndryshme për çmime më të ulta por edhe aparatet e rinj. Kështu nëse ke vite që përdor të njëjtin modem e të njëjtën paketë mund edhe të konsiderosh të kontrollosh çfarë ofrohet sot në këtë shërbim. 

Tuesday, 10 November 2020 15:22

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo