Google shpenzon një shumë të madhe çdo vit për të qenë motori i përzgjedhur i kërkimit në iOS, por teksa kjo gjë po shqyrtohet, kompania po punon që të nxisë përdoruesit e iPhone të përdorin aplikacionet e saj, por për fat të keq nuk po e arrin dot këtë.
Biznesi i të qenit motori i kërkimit i përzgjedhur në iPhone është një biznes i madh. Sipas raporteve të fundit, Google ka shpenzuar deri në $20 miliardë për të qenë motori i kërkimit i përzgjedhur në iOS, dhe ky është një numër që ka të ngjarë të rritet që nga ato të dhëna të marra nga viti 2022. Por Google është gjithashtu nën presion në rritje nga autoritete të ndryshme që kërcënojnë atë marrëveshje duke e trajtuar këtë çështje si një shkelje të ligjeve antitrust.
Sipas një raporti të ri nga The Information, Google po punon për të rritur numrin e përdoruesve të iPhone që përdorin aplikacionet e vetë Google në mënyrë që të rrisë numrin e kërkimeve jashtë Safari, por drejtpërdrejt nga produktet si Chrome.
Përparimet nga ana e Google ishin të pakta, me një numër të ulët prej 30% të kërkimeve që vijnë nga aplikacionet e vetë kompanisë, nga rreth 25% pesë vjet më parë. Google dyshohet se ka një qëllim që të arrijë deri në 50% të kërkimeve në iPhone në aplikacionet e veta.