Vivo G2 është smartfoni më i ri i nivelit hyrës në tregun e smartphone-ve që sapo është lançuar me procesorin Dimensity 6020. Kjo është një pajisje që mund të krahasohet mjaft mirë me me Vivo Y36i të lançuar në dhjetor.
I përfshirë është ekrani IPS LCD 6,56 inç me rezolucion HD+ dhe një shpejtësi rifreskimi 90 Hz. Waterdrop notch përfshin një kamerë të përparme 5MP ndërsa pjesa e pasme përmban një kamerë kryesore 13MP. Për sa i përket eksperiencës së përdorimit të smartphone-it, ju do të navigoni në OriginOS 3 të bazuar në Android 13 ndërsa bateria vjen në 5000 mAh dhe mbështet karikimin 15W.
Për fat të keq Vivo G2 vjen me një opsion të vetëm ngjyre, atë Space Black, megjithatë kjo ngjyrë duket mjaft mirë në këtë smartphone. Në tregun kinez kjo pajisje po ofrohet me çmimin $168 për modelin 4/128 GB dhe shkon deri në $267 për modelin 8/256 GB.