Nëse nuk e pëlqeni pamjen e internetit në ditët e sotme –të mbushur plot me reklama dhe pop-ups – atëherë duhet të provoni Safari në versionet më të fundit beta të iPhone dhe macOS. Browser-i i Apple tani mund të asgjësojë këto pop-ups, videot që luhen automatikisht ose seksione të tëra të faqes suaj të preferuar të faqes në internet në mënyrë të menjëhershme.
MacOS Sequoia dhe iOS 18 Beta 5 shtojnë një shërbim ‘Distraction Control’ në Safari. Është shumë e thjeshtë për t’u aktivizuar. Thjesht shtypni ikonën e faqes në të majtë të shiritit të URL-së dhe më pas zgjidhni “Hide Distracting Items“. Ekziston dhe një mundësi për t’i rishfaqur të gjithë këto reklama të fshehura, megjithëse pasi ta përdorni disa herë shërbimin, do të zbuloni se nuk ka asnjë arsye për t’i kthyer.
Më pas luan një animacion ku elementi i faqes zhduket sikur atomet që avullohen dhe shpërndahen në ndërfaqje.
Safari është pajisur tashmë me disa përmirësime në ndërfaqen e vet në versionet më të fundit beta të iOS dhe Mac me aftësinë për të luajtur video jashtë player-it të tij me modalitetin picture in picture. Browser-i i Apple tashmë ka një modalitet më të aftë Reader që fshin shumicën e reklamave dhe pop-ups në një faqe, por ne kemi dëgjuar thashetheme për një mjet për fshirjen e reklamave edhe përpara konferencës së fundit të Apple WWDC.