Zakonisht çdokush mund të shikojë Notification Center në iPhone-in ose iPad-in tuaj kur ajo është e kyçur, duke rrëshqitur sipër në lock screen. Aty, ata mund të shohin një përmbledhje të njoftimeve të reja. Fatmirësisht është shumë i thjeshtë çaktivizimi i këtij shërbimi.
Ja si duhet të veproni:
- Si fillim, hapni aplikacionin Settings në iPhone ose iPad
- Më pas duhet të kërkoni për Face ID & Passcode (për pajisjet me Face ID) ose Touch ID & Passcode (për pajisjet pa Face ID) dhe shtypeni atë.
- Futni password-in ekzistues
- Në seksionin Allow Acces When Locked fikni Notification Center
Tani Notification Center nuk do të shfaqet më në lock screen, megjithatë njerëzit mund t’i shohin njoftimet në pajisjen tuaj në kohë reale kur ato vijnë. Për t’i bllokuar tërësisht njoftimet, duhet të futeni në Settings fillimisht, gjeni Notifications, kërkoni aplikacionin që dërgon njoftimin dhe hiqni opsionin Lock Screen në seksionin Alerts. Këtë veprim duhet ta përsërisni me çdo aplikacion që ju nuk doni t’i shikoni njoftimet në lock screen.