Check Point Research (CPR) ka raportuar për një aplikacion të rremë në Play Store që përhapet përmes mesazheve të Whatsapp. Ky malware fshihet në një aplikacion që tenton të replikojë Netflix dhe mund të gjendet me emrin FlixOnline.
Sipas CPR, pasi ky aplikacion është instaluar lëshon një worm malware i cili ndërhyn në bisedat tona në Whatsapp duke iu përgjigjur të gjithë mesazheve që vijnë në vend të përdoruesve. Për aq kohë sa ky aplikacion ishte në Play Store, u shkarkua rreth 500 herë dhe më pas u fshi nga Google.
Aviran Hazum, menxher i Mobile Intelligence në Check Point, thotë “Fakti se ky malware i fshehur brenda këtij aplikacioni arriti të kalojë proçeset e sigurisë së Play Store ngre disa flamuj të kuq seriozë. Dhe pse ne ndaluam një fushatë të këtij aplikacioni, ai mund ta ketë shumë të lehtë të rikthehet i fshehur nën një aplikacion tjetër.”
Hazum i sugjeron përdoruesve të mos i besojnë plotësisht aplikacioneve që gjenden në Play Store ose App Store, pasi faktorët e rrezikut janë pothuajse gjithnjë të pranishëm. Përdoruesit duhet të bëjnë kujdes dhe nga mesazhet e dyshimta që i vijnë nga aplikacione të ndryshme komunikimi, edhe nëse ato vijnë nga persona të besuar.