Shitjet e smartphone-ve të palosshëm të Oppo duket se po ecin më shumë se mirë në tregun e saj vendas të Kinës, pasi një raport i ri i Canalys konfirmon se Oppo ishte lideri i tregut të smartphone-ve të palosshëm për tremujorin e parë të këtij viti. Oppo zotëron 31% të tregut në segmentin kinez të pajisjeve foldable për periudhën janar-mars 2023. Rritja e pjesës së tregut është e jashtëzakonshme pasi Oppo kontrollonte vetëm 12% të tregut të palosshëm në Kinë një vit më parë.
Find N2 Flip ishte produkti kryesor që nxiti një pjesë mbresëlënëse të shitjeve, që përbën 15% të tregut të Kinës më vete në tremujorin e parë të 2023. N2 Flip performoi mirë gjithashtu dhe në skenën ndërkombëtare, pasi ndihmoi Oppo të fitonte një pjesë të tregut 13% globalisht gjatë së njëjtës periudhë. Gjëja më e dukshme është se Kina është tregu me konkurrencën më të ashpër për pajisjet e palosshme me pajisje të disponueshme nga të gjithë shitësit kryesorë, përfshirë Oppo, Xiaomi, Honor, Huaëei dhe Samsung. Oppo ishte gjithashtu shitësi kryesor i smartphone-ve në Kinë në tremujorin e parë me një pjesë të tregut prej 18%.