Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Njihuni me gjeneratën e re të pajisjeve të palosshme nga Samsung, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Njihuni me gjeneratën e re të pajisjeve të palosshme nga Samsung, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6
Mobile

Njihuni me gjeneratën e re të pajisjeve të palosshme nga Samsung, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6

Last updated: 10 Korrik, 2024 4:18 pm
Ndaj
6 Min lexim

Samsung sapo ka prezantuar dy pajisjet e reja të palosshme Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip 6 gjatë eventit të organizuar në Louvre, Paris, ku Geek Room ishte i pranishëm për të mbajur të informuar ndjekësit drejtpërdrejt me inovacionet më të rëndësishme nga Samsung.

Pamje drejtpërsëdrejti nga Geek Room

Kompania ka punuar shumë për të perfeksionuar formën e jashtme të këtyre dy pajisjeve, duke krijuar kështu serinë më të hollë dhe të lehtë Galaxy Z deri më sot. Galaxy Z Fold6 peshon 239 gram ndërsa Z Flip6 vetëm 187 gram. Mentesha e dyfishtë ofron akoma më tepër mbështetje dhe siguri, duke shpërndarë më mirë goditjet dhe duke qenë më rezistent se më parë.

Përveç rezistencës nga goditjet e jashtme, këto dy pajisje janë projektuar për t’i mbijetuar kohës përmes procesorit të fuqishëm Snapdragon 8 Gen 3 të Galaxy, duke ofruar eksperiencën më të mirë të përdorimit të smartphone-ve falë kombinimit me CPU dhe GPU më të mirë në klasë.

Pamje drejtpërsëdrejti nga Geek Room

Lajmi më i mirë: Samsung do të përditësojë sistemin operativ të këtyre pajisjeve për 7 gjenerata dhe do të ofrojë përditësime sigurie për 7 vite.

Galaxy Z Fold6

Përveç ndryshimeve të vogla nga pamja e jashtme, Galaxy Z Fold6 ka marrë një përditësim të rëndësishëm falë mjeteve të fuqizuara nga AI, të cilat do të rrisin produktivitetin e ekranit të madh të pajisjes.

Note Assist  në Samsung Notes ofron përkthim, përmbledhje dhe formatim automatik për shënime të thjeshta takimesh. Gjithashtu ju mund të bëni transkriptimin, përkthimin dhe përmbledhjen e regjistrimeve zanore në Notes.

Një Composer i sapo shtuar nga tastiera Samsung gjeneron tekst të sugjeruar bazuar në fjalë kyçe të thjeshta për email dhe media sociale. Google Gemini është i integruar plotësisht në serinë e re Galaxy Z, duke ju dhënë fuqinë e inteligjencës artificiale thjesht me përmendjen e “OK Google”. Të pranishme janë gjithashtu të gjitha veçoritë e Galaxy AI të prezantuara pak muaj më parë.

Ekrani i jashtëm do të vijë me një madhësi 6.3” dhe refresh rate 120Hz të përshtatshme nga 1-120Hz, ndërkohë që ekrani i brendshëm do të ketë madhësi 7.6” dhe paneli do të jetë Dynamic AMOLED 2X mendriçimi maksimal deri në 2,600 nits.

Për editimin e fotografive do të jenë të pranishëm dhe Photo Assist apo Portrait Studio për të krijuar një larmi stilesh të ndryshme portretesh si film vizatimor 3D ose pikturuar me bojëra uji.

Pamje drejtpërsëdrejti nga Geek Room

Për sa i përket kamerave, të pranishme do të jenë ajo selfie në ekranin e jashtëm 10MP, ajo e fshehur nën ekran, si dhe sistemi i trefishtë i kamerave në pjesën e pasme: ultra wide 12MP, kryesore 50MP dhe telephoto 10MP. Bateria do të vijë me një kapacitet 4,400mAh.

Kjo pajise do të vijë në ngjyrat: Hije Argjendi, Rozë dhe Blu e errët. Porositë do të nisin nga sot, ndërsa në dyqane do të jenë të disponueshme nga data 24 korrik me çmimin fillestar prej 197,999 Lekë.

Galaxy Z Flip6                     

 Z Flip6 është një produkt që është shumë i thjeshtë për t’u marrë me vete, falë palosjes së saj vertikale, dhe shumë praktik në përdorim, madje dhe pa e shpalosur atë.

Ekrani i jashtëm Super AMOLED FLexWindow 3,4” është përmirësuar sërisht, dhe kësaj here vjen me aftësitë e inteligjencës artificiale për të lehtësuar kryerjen e detyrave. Ekrani kryesor vjen me madhësinë 6.7” dhe me refresh rate 120Hz të përshtatshme nga 1-120Hz. Përmes përgjigjeve të sugjeruara ju do të mund të shkëmbeni mesazhe pa e hapura fare smartphone-in tuaj. AI do të ndihmojë gjithashtu në njoftimet e Samsung Health, këngëve që po luani apo miniaplikacioneve që shfaqen në ekranin e jashtëm për një eksperiencë sa më të mirë të navigimit.

Pamje drejtpërsëdrejti nga Geek Room

Gjithashtu nëpërmjet Photo Ambient sfondi do të ndryshojë në kohë reale bazuar në kohën dhe motin në qytetin tuaj.

Kreativiteti vazhdon të shtohet përmes kamerës në ekranin e jashtëm. Me Auto Zoom-in  e ri, FlexCam gjen automatikisht kuadrin më të mirë për fotografinë tuaj duke zbuluar subjektin dhe duke zmadhuar përpara se të bëni çdo rregullim të nevojshëm.

Sensorët e rinj kryesor dhe ultra wide 50 dhe 12 MP ofrojnë një cilësi akoma më të mirë të fotografive dhe një përvojë të përmirësuar të fotografimit. Nightoghrapy është përmirësuar tashmë dhe me videot HDR, për video sa më të ndriçuara dhe në ambiente me pak dritë.

Për sa i përket baterisë, ju nuk duhet të shqetësoheni, pasi Z Flip 6 ofron përdorim për gjatë gjithë ditës nëpërmjet baterisë me kapacitet 4,000mAh.

Z Flip6 do të vijë në ngjyrat: Hije argjendi, E verdhë,Blu,Mente me porositë do të nisin nga sot, ndërsa në dyqane do të jenë të disponueshme nga data 24 korrik me çmimin fillestar prej 119,999 Lekë.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Shërbimi i ri në WhatsApp do të editojë fotografitë tuaja për ju
Tjetra Samsung prezanton dy produkte të reja që mund të mbani në duart tuaja, Galaxy Ring, serinë e re të Galaxy Watch 7 dhe Galaxy Watch Ultra

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Mobile

MWC 2026: Tecno prezanton smartphone-in super të hollë modular me aksesorë magnetikë

28 Shkurt, 2026
Mobile

Apple prezanton iOS 15.2 me App Privacy Report, Digital Legacy dhe shumë shërbime të reja

14 Dhjetor, 2021
Mobile

Eventi i rradhës Galaxy Unpacked do të mbahet në 10 korrik

28 Prill, 2024
Gaming

Studiot e video-lojërave po hezitojnë të prezantojnë lojëra të reja për shkak të GTA 6

12 Dhjetor, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?