Modelet e ardhshme Pro të iPhone 16 të këtij viti pritet që të jenë të disponueshme me një opsion të ri maksimal të hapësirës së brendshme prej 2 TB, siç bëhet e ditur nga një raportim i ri që vjen nga Korea. S
Sipas publikimit të përdoruesit @yeux1122 në blogun Naver, iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max do të jenë të disponueshëm me dyfishin e kapacitetit maksimal të ruajtjes që ofrohet në modelet iPhone 15 Pro. Ky ndryshim thuhet se vjen pasi është përfolur së fundmi se Apple do të përdorë teknologjinë Quad-Level Cell (QLC) NAND flash në modelet me 2TB memorie.
Përdorimi i QLC NAND nga Apple mund t’i lejojë kompanisë të integrojë më shumë hapësirë ruajtëse në një hapësirë më të vogël dhe është më pak i kushtueshëm se NAND me qeliza të trefishta (TLC), që përdorin iPhone-ët aktualë. Megjithatë për fat të keq, QLC ka shpejtësi relativisht më të ngadalta të leximit dhe shkrimit.
Vlen të përmendet se në dy vitet e fundit ne kemi parë raportime të shumta se iPhone 14 Pro dhe iPhone 15 Pro do të kishin opsione 2TB për të njëjtën arsye, por ato rezultuan të rreme.
Një tjetër ndryshim që pritet të vijë në smartphone-t e Apple këtë vit është “Capture Button” për të shkrepur foto ose regjistruar video.