Sony ka konfirmuar zyrtarisht gjatë PlayStation Showcase se po punon për të krijuar një pajisje që mbahet në dorë për ta bërë më të lehtë luajtjen e video-lojrave.
“Ne do të lançojmë një pajisje të dedikuar e cila ju lejon të transmetoni lojrat tuaja të preferuara nga konsola PS5 duke përdorur Remote Play nëpërmjet Wi-Fi.” tha CEO i PlayStation Jim Ryan. “Pajisja me emrin e koduar Project Q ka një ekran 8” HD si dhe të gjithë butonat që gjenden në një controller DualSense wireless.”
Ekrani LCD i Project Q do t’ju ofrojë luajtjen e lojrave në 1080p 60fps përmes Wi-Fi, dhe ju do të mund të përdorni dhe Adaptive Triggers që ofrohen në controller-in e PS5. Kjo pajisje pritet të lançohet më vonë gjatë këtij viti, në të njejtën periudhë me kufjet PlayStation Bluetooth earbuds.
Në fund të prezantimit, Sony tregoi se të gjitha lojrat që ju do të luani në Project Q duhet të jenë më parë të instaluara në PS5, pasi ky produkt do të jetë thjesht një shoqërues i PS5 dhe jo një zëvëndësues i tij si një Steam Deck apo një smartphone.
Për momentin nuk është treguar se kjo pajisje do të ketë aftësi të luajë lojra në cloud, por duke shikuar listimet më të reja për punonjës nga Sony, mund të mendojmë se një gjë e tillë do të jetë gati së shpejti.