Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Red Bull Tetris: Loja që na ka “gozhduar” për vite rikthehet këtë herë me një finale madhështore në Dubai
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Gaming > Red Bull Tetris: Loja që na ka “gozhduar” për vite rikthehet këtë herë me një finale madhështore në Dubai
Gaming

Red Bull Tetris: Loja që na ka “gozhduar” për vite rikthehet këtë herë me një finale madhështore në Dubai

Last updated: 21 Korrik, 2025 8:27 pm
Ndaj
5 Min lexim

E kemi luajtur në tastierë, në telefon madje edhe në Game Boy. Tetris nuk ka nevojë për prezantim. Është loja që, duam apo s’duam, të gjithë e kemi provuar dhe në një mënyrë apo tjetër, jemi bërë pak ekspertë.  

Contents
  • Çfarë është Red Bull Tetris? 
  • Faza Shqiptare: Nëntor 2025 
  • Si të marrësh pjesë dhe të ngjitesh në renditje 
  • Finalja e madhe në Dubai Frame 

Tani, Red Bull e rikthen këtë klasik në një format të ri dhe krejt ndryshe. Jo vetëm që do të përballesh me lojtarë nga vende të ndryshme në një garë të ngjeshur 3-minutëshe, por loja jote, ajo që ti po luan realisht, do të projektohet live në Dubai Frame, falë një instalacioni gjigand teknologjik të ndihmuar nga mijëra drone. 

Ky nuk është thjesht një turne online. Është një spektakël ndërkombëtar dhe Shqipëria është pjesë e tij. 

Çfarë është Red Bull Tetris? 

Red Bull Tetris është një turne global i ndërtuar mbi themelet e lojës klasike, por me rregulla dhe ritëm të ri. Loja zgjat vetëm 3 minuta, dhe qëllimi është të grumbullosh sa më shumë pikë duke përdorur teknika klasike si “Tetris”, por edhe veçori moderne si: 

Power-Ups – aktivizime që të japin avantazh strategjik gjatë lojës. 

Golden Tetrimino – një figurë speciale që shfaqet vetëm një herë dhe mund të bëjë diferencën në pikët e fundit. 

Tabela ndërkombëtare e renditjes – ku krahasohesh me lojtarë nga e gjithë bota. 

Kjo është një lojë ku shpejtësia, mendimi strategjik dhe përvoja bëhen bashkë për të ndërtuar avantazh real. 

Faza Shqiptare: Nëntor 2025 

Red Bull Tetris do të zhvillohet edhe në Shqipëri, me një finale që do të mbahet në nëntor. Gjatë kësaj periudhe, çdo lojtar, pavarësisht vendndodhjes apo pajisjes që përdor, mund të hyjë lehtësisht në lojë dhe të fillojë të grumbullojë pikë. Loja është plotësisht e aksesueshme online, nuk kërkon instalime dhe nuk ka asnjë pagesë për pjesëmarrje. Çdokush mund të luajë sa herë të dojë, duke përmirësuar rezultatin dhe duke u ngjitur në renditje. Kjo është mundësia ideale për çdo lojtar që dëshiron të shfaqë talentin e tij, të testojë aftësitë strategjike në një lojë klasike me ritëm të ri dhe të synojë për t’u përfshirë në arenën ndërkombëtare të Red Bull Tetris. 

Si të marrësh pjesë dhe të ngjitesh në renditje 

1. Hyr në faqen zyrtare të Red Bull Tetris dhe regjistrohu. 
Do të të kërkohet vetëm një llogari bazë për të filluar. 

2. Luaj lojën online. 
Loja zgjat 3 minuta. Mund të luash disa herë për të përmirësuar rezultatin. 

3. Shfrytëzo teknikisht çdo element: 

  • Ruaj pjesët e duhura në “hold”. 
  • Aktivizo power-ups në momentin e duhur. 
  • Përdor Golden Tetrimino për të finalizuar linjat që të japin pikë maksimale. 

4. Mbikëqyr tabelën e renditjes. 
Emri yt mund të ngjitet në renditje dhe të futesh në listën e finalistëve që do të përzgjidhen për finalen në Dubai. 

Finalja e madhe në Dubai Frame 

Finalja e madhe e Red Bull Tetris nuk është thjesht një përmbyllje loje, është një spektakël ndërkombëtar që këtë vit zhvillohet në Dubai Frame. Lojtari më i mirë i kampionatit shqiptar do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në këtë finale globale, ku çdo detaj është i menduar deri në perfeksion. Red Bull mbulon të gjitha shpenzimet, nga udhëtimi dhe akomodimi, deri te pjesëmarrja në një ngjarje teknologjike unike, ku loja jote do të projektohet në kohë reale në qiellin e Dubait përmes një instalacioni me mijëra dronë. Është një përvojë e rrallë për çdo lojtar që kërkon të lërë gjurmë, jo vetëm si pjesë e një gare, por si përfaqësues i vendit në një nga skenat më mbresëlënëse të gaming-ut global. 

Regjistrohu në faqen zyrtare të Red Bull Tetris dhe fillo të luash që në ditën e parë të muajit nëntor. Rregullat janë të thjeshta. Loja është e njohur. Sfida është reale. 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Risitë që qëndrojnë pas pajisjeve të palosshme më të holla dhe më elegante Samsung
Tjetra ChatGPT po merr 2.5 miliardë kërkesa në ditë nga përdoruesit

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Gaming

Sezoni 4 i Call of Duty Warzone vë përballë njëra tjetrës dy skuadra nga 50 vetë

16 Qershor, 2020
Gaming

Watch Dogs 2 për PC falas nga ky moment në Ubisoft

14 Korrik, 2020
Gaming

PlayStation Plus publikon lojërat e reja që do të vijnë në muajin mars

24 Shkurt, 2022
Tech

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ofrojnë ChatGPT Plus falas për çdo qytetar

28 Maj, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?