Billbil-kun, një leaker i mirënjohur dhe i besueshëm, po pretendon se informacionet e brendshme sugjerojnë se PS5 Pro është gati për t’u prezantuar. Edhe pse nuk ka ende asgjë të konfirmuar zyrtarisht nga Sony, kjo është një praktikë e ndjekur dhe me konsolat e mëparshme të prezantuara nga kompania.
PS5 Slim u prezantua tetorin e kaluar dhe doli në treg në nëntor 2023, duke ofruar një version më të hollë të konsolës katërvjeçare. Muaji shtator do të ishte koha e duhur për një lançim, pra para festave të fundvitit, të një versioni të ri të PlayStation 5. Thashethemet rreth versionit Pro kanë qarkulluar prej kohësh, duke filluar nga fundi i vitit 2023 me pretendimet se po zhvillohej si “Project Trinity“.
Gjithashtu pretendohej se do të ishte pothuajse tre herë më i fuqishëm se 12 teraflops i Xbox Series X aktual, me Sony që veproi shpejt për të fshirë videot që përmbajnë informacione të tilla. Sipas billbil-kun, nuk ka surpriza të mëdha përsa i përket emrit – leaker-i pretendon se do të njihet thjesht si “PS5 Pro”. Ai gjithashtu pretendon se ka parë paketimin në të cilin do të vijë konsola, por në përpjekje për të shmangur fshirjen nga Sony, e kanë vizatuar vetë dizajnin që kanë parë.
Duket se është shumë i ngjashëm në dizajn me Slim, por ka tre vija të zeza poshtë pjesës anësore dhe është pak më e trashë.
Informacioni kryesor është se pajisja mund të prezantohet në javët e ardhshme. Kjo, përsëri, përputhet me zakonet e Sony.