AMD do të përfshijë një kopje të Assassin’s Creed Valhalla falas me dy nga proçesorët e rinj që do të lançojë së shpejti.
Ryzen 7 dhe Ryzen 9 nga seria 3000, përfshi këtu edhe dy 3000XT të pa lançuar ende 3900XT dhe 3800XT. Për fat të keq seritë Ryzen 5 dhe 3 nuk do të jenë pjesë e promocionit.
Sipas zërave fushata do të fillojë me lançimin zyrtar të serisë Ryzen XT e cila do të zhvillohet në 7 korrik, ende e pa konfirmuar plotësisht.
Kujtojmë se AC Valhalla u lajmërua se do të dalë në treg dikur gjatë pushimeve, dhe Ubisoft ende nuk është shprehur. Por nëse ajo çka diskutuam më sipër është e saktë atëherë sapo morëm vesh edhe datën e lançimit të lojës më të nxehtë të këtij sezoni.