May 30, 2020

Një hartë e re falas po vjen në Call of Duty: Modern Warfare

Vlerëso këtë lajm
(1 Vote)
Një hartë e re falas po vjen në Call of Duty: Modern Warfare

Infinity Ward po sjell goxha kontent të ri për Call of Duty: Modern Warfare në PC, PlayStaion dhe Xbox. Një nga këto DLC falas është edhe harta e re për Modern Warfare në multiplayer.

Më herët ishte lajmëruar se përditësimet do të vinin në datë 24 Mars, por në vend të tyre gjithçka morëm ishte një status ku thuhej se kjo do të vonohej disa ditë.

Harta më e re është Khandor Hideout, një lokacion i Syrkistan i përmasave të mesme që mban deri në 6 vs 6. Përmban hapësira të mëdha dhe hapsira të brendshme kompakte, perfekte për sniper, shotgun dhe SMG. Në lojë gjithashtu do të prezantohet një personazh i ri, Talon i cili ka si partner një qen për të ardhur në ndihmë.

Gjera të reja po vijnë për të gjithë CoD, përfshirë këtu 2 modalitete për CoD Mobile, përditësim në playlist dhe dyfish XP në Black Ops 4, armë të reja në Warzone dhe shumë më tepër. Nga ana tjetër, po vazhdojnë të shtohen thashethemet për një remaster të Call of Duty: Modern Warfare 2.

Duket se Infinity Ward po i futet punës që të argëtojë gjithë këta lojtarë të rinj e të vjetër që karantina i ka dhuruar.

Friday, 27 March 2020 09:43 Last modified on Friday, 27 March 2020 20:36

Geek Room on Instagram