Electronic Arts, tregoi përmes një deklarate zyrtare se planifikon të shkurtojë 5% të forcës së saj punëtore, prarreth 670 punonjës dhe do të ndërpresë zhvillimin e disa lojërave.
Ky njoftim vjen në një periudhë jo shumë të favorshme për industrinë e lojrave, pasi shumë kompani të ndryshme (ndër to dhe PlayStation) janë detyruar të ulin shpenzimet e tyre. EA tha se pushimet nga puna janë pjesë e një ristrukturimi më të gjerë që synon mbështetjen e “prioriteteve strategjike dhe iniciativave të rritjes”, siç u bë me dije përmes deklaratës së bërë të martën. EA tha në atë deklaratë se gjithashtu planifikon të zvogëlojë hapësirën e saj të zyrave.
Së bashku me shkurtimet e vendeve të punës, CEO Andrew Wilson informoi stafin për ristrukturimin e kompanisë, që nënkupton ndalimin e zhvillimit të disa lojrave dhe projekteve. Në letrën e tij, Ëilson deklaroi se EA po ristrukturohet për t’u bërë më efektive në mënyrë që të ofrojë “përvoja më të thella dhe më të lidhura për fansat kudo që janë që ndërtojnë komunitetin, formojnë kulturën dhe rritin fansat“. Ai tha se kompania do të largohet nga pronat intelektuale të licencuara dhe do të zhvendosë punonjësit në departamente të tjera.
Një ndër lojrat që do të preket nga ristrukturimi i Electronic Arts do të jetë Star Wars, një lojë, first-person shooter.