Një vendi ikonë të demokracisë dhe paqes, i çirret maska dhe probleme të mbartura dalin zbuluar. Amerika është ndezur e spo di të shuhet nga mllefi, gjithçka bëhet kundër rracizmit.
Në një situatë të tillë të shumta janë kompanitë që kanë reaguar, duke shtyrë datat e tyre apo edhe rasti i GTA Online dhe Red Dead të cilat fikën përkohësisht serverat në nder të kauzës.
Edhe Call of Duty ka shtyrë sezonin e 4 deri në një datë të pacaktuar. Një lojë me personazhe të armstosur deri në dhëmbë tamam si policët e armatosur që po përballen me protestuesit, një pozicion ndoshta pak i pakëndshëm.
Por heshtja në këtë rast nuk është opsion andaj Infinity Ward ka vendosur ta adresojë direkt problemin konkret të rracizmit në CoD. Jo vetë kontenti i lojës por rracizmin mes lojtarëve të cilët mund ta ushtrojnë nëpërmjet mesazheve zanore apo me tekst ose nga usernamet. Problem i cili ka qenë prezent në CoD prej kohësh.
— Infinity Ward (@InfinityWard) June 3, 2020
Ja çfarë deklaron CoD dhe cili është plani i kompanisë:
“Nuk ka vend për kontent rracist në lojat tona. Kjo është një përpjekje e nisur që në fillim por kemi nevojë të punojmë më shumë. Po përballemi përditë me mijra bllokime të emrave rraciste apo urrejtje-orientues. Por e dimë që duhet të bëjmë më shumë andaj:
Do të shtojmë burime për të monitoruar dhe identifikuar material rracist.
Do të shtojmë sisteme raportimi brenda lojës për të rritur numrin e bllokimeve për orë.
Do të shtojmë filtra dhe kufizime për ndryshimet e emrave.
Shqyrtojmë përmirësime për ta bërë më të lehtë raportimin e ofezave.
Do të rrisim bllokimin e përhershëm, që të çrrënjosim ofenduesit përsëritës.
Kërkojmë ndjesë lojtarëve tanë. Kjo vjen nga dedikimi jonë ndaj jush, fansave tanë, faleminderit.”