Vin Diesel do të marrë pjesë në një film aksion të ri të bazuar në Rock’Em Sock’Em Robots, i cili është më i fundit në listën e filmave të bazuar në lodrat klasike për fëmijë. Diesel duket se do të ketë një vit të ngarkuar pasi në të njejtën kohë ai po punon për F9, filmin më të ri në serinë Fast and Furious.
Sipas një raportimi nga Variety, historia e filmit tregon rreth një babai, që luhet nga Diesel, i cili krijon një lidhje me një robot boksier bashkë me djalin e tij. Kjo histori duket shumë e ngjashme me Real Steel të vitit 2011, e cila ka në thelb të njejtin subjekt.
Rock’Em Sock’Em është një lodër boxing e prezantuar për herë të parë në 1964 që përfshinte dy robotë boksierë, Red Rocker dhe Blue Bomber, të cilët godasin njëri-tjetrin deri sa koka e humbësit bie në tokë.
Ky film është pjesë e një trendi në zgjerim ku lodrat e fëmijëve po përshtaten në filma. Mirëpo ky trend nuk garanton gjithmonë fitime, pasi Battleship nga Universal Pictures humbi rreth $83 milionë.