Prizreni do të mirëpresë të gjithë të apasionuarit e teknologjisë në edicionin e dytë të Festivalit të Shkathtësive Digjitale në datën 25 maj, me eventin që do të përqendrohet kësaj here drejt digjitalizimit që shkon paralel me kujdesin ndaj mjedisit.
Në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve të Prizrenit do të mundësohet edukimi i pjesëmarrësve nëpërmjet bashkëbisedimeve me ekspertë të fushave, programet tepër të pasura dhe shkëmbime të njohurive rreth kësaj teme.
Festivali i Shkathtësive Digjitale është një organizim i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga ITP Prizren në kuadër të Qendrës për Transformimin Digjital. Festivali po ashtu mbështetet nga dhjetë universitete publike dhe private në Kosovë të cilët janë pjesë e një platforme bashkëpunuese për fuqizimin e studentëve.
Të gjitha informacionet rreth programit të këtij festivali do të mund ta gjeni këtu.