Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Pallati i Sportit “Asllan Rusi” merr formën e një topi basketbolli 
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Pallati i Sportit “Asllan Rusi” merr formën e një topi basketbolli 
Entertainment

Pallati i Sportit “Asllan Rusi” merr formën e një topi basketbolli 

Last updated: 18 Tetor, 2025 9:43 pm
Ndaj
5 Min lexim

Në Tiranë u mbyll këtë javë një konkurs ndërkombëtar për rikualifikimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Sipas njoftimeve zyrtare, fitues u shpall studioja MVRDV nga Holanda, me propozimin “Grand Ballroom”, një arenë e re që e rimendon godinën si nyje të përditshme sporti, kulture dhe jete publike. Prezantimet e ekipeve finaliste u zhvilluan më 16 tetor 2025 në kryeqytet dhe projekti i MVRDV u vlerësua për idenë e qartë dhe lidhjen me qytetin.  

Contents
  • Koncepti 
  • “Dritaret urbane” 
  • Brendësia: “honeycomb” 
  • Levizshmëria 
  • Jeta e përditshme 
  • Sharmi i arenës 
  • Numrat që duhen ditur 
  • Çfarë gjen brenda 
  • MVRDV në Tiranë 


“Asllan Rusi” vetë është një sallë ikonike e Tiranës, e hapur në vitet 60`(ish “Pallati i Sportit Partizani”), projekt i arkitektit Koço Miho. Që prej vitit 1996 mban emrin e volejbollistit të shquar Asllan Rusi (1944–1983).  

Koncepti 

Ideja fituese e sheh arenën si një kupolë të rrumbullakët, të lexueshme si “top basketbolli”. Forma e thjeshtë bën që objekti të dallohet menjëherë, ndërsa sheshi me shkallë përpara e kthen hyrjen në një moment publik: vjen, pret, ulesh, feston. Brenda, udhëtimi i vizitorit është linear: nga sheshi në holl, nga holli te tribunat, e më pas në fushë.  

“Dritaret urbane” 

Fasada hapet me “Urban Windows”, prerje të mëdha që lejojnë pamje brenda–jashtë dhe sjellin dritë natyrale. Me këtë gjuhë, arena nuk sillet si volum i mbyllur por komunikon me rrugën dhe tregon ritmin e brendshëm edhe kur s’ka event.  

Brendësia: “honeycomb” 

Organizimi i brendshëm bazohet në një modulim qelizor (“honeycomb”) që vendos në mënyrë të kuptueshme tribunat, hapësirat e ekipeve, zonat e shërbimit dhe hapësirat publike. Kjo logjikë mban qartësi dhe fleksibilitet për evente të ndryshme.  

Levizshmëria 

Lëvizja e publikut ndahet qartë nga ato të ekipeve, medias dhe hotelit; parkimi pozicionohet nëntokë dhe shpërndan trafikun e ditës së eventit pa ngarkuar hapësirat publike. Kjo skemë synon ditë ndeshjeje të kontrolluara dhe ditë të zakonshme komode.  

Jeta e përditshme 

Objekti nuk “fiket” kur s’ka ndeshje. Rreth bazës shtrihen retail dhe food hall, ndërsa sky bar-i dhe hoteli e mbajnë ndërtesën aktive gjatë gjithë ditës. Plaza përpara shërben si fan zone e hapur, vend takimi e pritjeje, apo skenë për aktivitete të vogla komunitare.  

Sharmi i arenës 

Funksioni kthehet në përvojë: disa dhoma hoteli kanë pamje nga fusha, oborri i banesave sjell qetësi brenda një objekti energjik, sky bar-i hap horizontin drejt skyline-it të Tiranës. Qëllimi është një arenë e lehtë për t’u arritur, për t’u kuptuar dhe për t’u dashur.  

Numrat që duhen ditur 

  • Kapaciteti i arenës: rreth 6,000 ulëse (përfshirë tribuna të përkohshme).  
  • Sipërfaqe mbi tokë (përafërsisht): Arena ~13,500 m², Retail ~8,400 m², Hotel ~9,200 m² (rreth 88 dhoma), Banim ~28,650 m².  
  • Nëntoka: rreth 30,450 m² për parkim dhe shërbime teknike.  
  • Elementë të tjerë: Urban Windows ~1,007 m², Courtyard ~2,950 m², Roof ~1,379 m²; GFA mbi tokë ~59,750 m².  

Çfarë gjen brenda 

  • Arenë multifunksionale për basketboll, volejboll, koncerte, e-sports, panaire dhe ngjarje korporate dhe pamje të qarta nga çdo kënd.  
  • Hotel & mikpritje: shërbime hotelerie dhe disa dhoma me pamje në fushë.  
  • Banim: apartamente me oborr të brendshëm dhe qarkullime të dedikuara.  
  • Retail & food hall: dalje si drejt bulevardit, ashtu edhe te plaza e eventeve.  

MVRDV në Tiranë 

MVRDV, një nga studiot më të mëdha dhe më të suksesshme në botë, po i jep formë edhe Tiranës, nga ndërhyrjet publike te volumet e reja duke e shtyrë qytetin drejt dimensioneve moderne. Para “Grand Ballroom”, MVRDV ka punuar në disa pika të rëndësishme të kryeqytetit, duke kombinuar hapësira publike dhe programe të përziera: Piramida e Tiranës (rikualifikim me funksione publike/edukative), Tirana Boulevard (ndërtesë miks me një “urban room” të brendshëm), Downtown One (kullë miks me fasadë “piksel”) dhe Skanderbeg Building. Këto prirje ndihmojnë të lexohet ambicia e arenës së re: karakter i fortë, por jetë e përditshme. 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Një nga fondet më të rëndësishme botërore në fushën e cybersecurity dhe AI vjen në Shqipëri, me fokus mbi potencialin inovativ të rajonit 
Tjetra Studiuesit pretendojnë se kanë mundësuar komunikimin midis 2 personave të cilët po shikonin ëndrra

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Salone del Mobile Milano sjell vizionin e tij në Riad me “Red in Progress”

9 Tetor, 2025
Entertainment

Publikohen fotografitë e dhomave që Elon Musk ka krijuar në zyrat e Twitter

27 Dhjetor, 2022
Entertainment

“Kumbari i AI” largohet nga Google tepër i shqetësuar mbi të ardhmen e punës së jetës së tij

3 Maj, 2023
Entertainment

Formula One H2O do të vijë në Pogradec në datat 1-7 korrik 2024

7 Shtator, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?